LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Monika Kryemadhi tregon se përse u hoq nga puna bashkëshorti i ministres së Drejtësisë

29 Janar 2018, 21:25, Aktualitet CNA

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e konsideroi skandal ekstradimin e Nezar Seitajt drejt Italisë, ndërsa akuzoi kryeprokuroren Arta Marku dhe ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, teksa për këtë të fundit tha se burri i saj kur ka qenë drejtor të Tatimet është hequr nga puna i akuzuar për vjedhje.

?Kemi një ministre drejtësie të papërgjegjshme që është bërë zëdhënëse e zyrave të Ministrisë së Drejtësisë dhe Edi Ramës që ajo duhet të shikojë veten e vet një herë se ka dhe ajo historinë e saj të kaluar. E di mirë ajo historinë që ka pas, se i është heq për vjedhje burri i saj nga detyra kur ka qenë drejtor te Tatimet.

Se dje tha se dinim që është ekstraduar dhe sot që është më mirë te drejtësia italiane, tregon hapur kapjen e saj nga krimi i organizuar, është shërbimi më flagrant që mund t?i bëhet shpëtimit të Saimir Tahirit?, tha Kryemadhi në emisionin ?5 pyetje nga Babaramo?, në Report TV. /CNA.al

Lajmet e fundit nga