LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ligji i luftës dhe çështja e detit/ Rama: Jemi afër marrëveshjes me Greqinë

29 Janar 2018, 09:14, Aktualitet CNA

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit të PS, kryeministri Edi Rama është shprehur se dialogu Shqipëri-Greqi ndodhet në një moment pozitiv.

Ndër të tjera ai theksoi se shumë shpejt do të shënohet edhe momenti i nënshkrimit të një dokumenti të ri partneriteti strategjik mes dy vendeve, sa i takon çështjeve të mbetura pezull.

Kreu i qeverisë tha se pjesë e këtij dokumenti strategjik do të jetë çështje sensitive, si ajo e ligjit të luftës, marrëveshja detare, çështja çame, etj.

?Jemi në një moment pozitiv në dialogun me Greqinë, ashtu sikundër e shprehu publikisht edhe kryeministri grek. Pajtohem me përshtypjet se momenti i nënshkrimit të një dokumenti të ri partneriteti strategjik mes dy vendeve tona është shumë afër.?- u shpreh Rama.

Gjithashtu ai tha se duhet të presim përfundimin e shkruar të këtij procesi dialogu gdhe negociatash për një sërë temash që prekin harkun e 70 viteve, duke filluar nga ligji absurd i luftës, e duke vazhduar për tema që për ne kanë një rëndësi të veçantë, si marrëveshja për detin, si dhe garantimi i të drejtave të gjithë qytetarëve shqiptarë, sidomos atyre që i përkasin komunitetit çam, për të pasur lëvizje të lire dhe të papenguar nga historitë e së shkuarës. Si dhe për të pasur çdo të drejtë ligjore sa i takon pretendimeve të pronësisë.

“Po kështu synohet lehtësimi i të gjithë marrëdhënieve që kushtëzojnë komunitetin e madh të shqiptarëve që kanë emigruar në Greqi, në aspektin e burokracive, të lëvizjes, dhe besoj se përfundimi i procesit dhe garantimi i këtyre marrëdhënieve përmes vënies në funksionim të vulës, dhe po ashtu përmes përfundimit të një marrëveshjeve mes dy ministrive të Brendshme, lidhur me administrimin e pikave doganore, përbëjnë një hap të konsiderueshëm përpara?, tha kryeministri Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga