LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lëshohen në qiell 300 gardelinat që po trafikoheshin/ Ja mesazhi i ministrit

29 Janar 2018, 12:53, Aktualitet CNA

300 gardelinat që u kapën në kufi duke u trafikuar kanë dalë nga kafazi dhe janë lëshuar në qeill.

Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Mjedisit, Blendi Klosi i cili ka publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale, videon e 300 gardelinave që u lanë të lira të lira në Pyllin e Fazanëve në Maliq, vetëm dy ditë pasi u sekuestruan në doganën e Kapshticës.

?Gjetja e tyre ishte një bashkëpunim i shkëlqyer mes qytetarëve dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Policisë e shtetit, ? tha Klosi. ? Fauna e egër e vendit tonë është pjesë e habitatit shqiptar që mbrohet me ligj ndaj çdo tentativë për ta dëmtuar atë, do të dënohet ashpër nga inspektorët e mjedisit!?, shkruan ministri Klosi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga