LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

S'kanë të sosur "skifterët" shqiptarë në Itali

28 Janar 2018, 18:44, Aktualitet CNA

Policia italiane ka arritur të vërë në pranga dy të rinj shqiptarë të akuzuar për vjedhje.

Sipas raportimeve të medies vendase, mësohet se të arrestuarit janë 25 dhe 29 vjeç, të cilët akuzohen për vjedhje në një banesë në Roncone, ku përveç portofolit, kishin marrë edhe disa pajisje të tjera.

Për të humbur gjurmët, shqiptarët kishin hipur në një makinë, por janë pikasur nga policia, e cila është vënë në ndjekje të tyre dhe i ka vënë në pranga. Autoritetet italiane shprehen se po hetohet nëse të rinjtë janë përfshirë në vjedhje të tjera apo vepra kriminale edhe më parë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga