LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shfuqizimi i Gjykatës Speciale/ Berisha: Vetëvrasje politike...

28 Janar 2018, 19:12, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, dhe nismës së një grupi deputetësh për të shfuqizuar Gjykatën Speciale.

Në një intervistë për portalin Indeksonline, ish-kryeministri shprehet se kjo iniciativë duhet të ndërpritet pasi nëse kjo gjykatë do të shfuqizohej, Kosova do të ishte në një rrezik të madh.

Për Berishën ajo nuk është gjë tjetër pos një ëndërr e keqe dimri.

?Mendoj se kjo nismë shënon një tentativë për suficid politik. Ngritja e Gjykatës Speciale është një kontratë që autoritetet më të larta kosovare kosovare e kanë firmosur me vullnetin e tye, nëpërmjet ligjit që e kanë votuar vetë në parlament, me këshillat e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.

SHBA dhe BE kanë angazhuar resurse të mëdha financiare dhe njerëzore për ngritjen dhe funksionimin e gjykatës, për hetimin e ndëshkimin në përputhje me ligjet të krimeve eventuale të luftës, apo krimeve kundër njerëzimit të kryera nga ish antarë të UÇK-së. Kjo ide lindi pas hetimeve të filoserbit Dick Marty, hetim që mori mbështetje nga Parlamenti Evropian dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ku komuniteti ndërkombëtar e konsideroj të domosdoshëm hetimin e krimeve të mundshme nga individ apo grupe të UÇK-së në Kosovë, apo në territorin e Shqipërisë, andaj duhet hetim i paanshëm?, – është shprehur Berisha.

Për Berishën shfuqizimi i Gjykatës Speciale, do të ishte një akt pabesie ndaj fqinjve të pandashëm të Kosovës.

?Shkelmimi i një kontrate me partnerët ndërkombëtarë do të ishte shkelmim i një kontrate me partnerët dhe miqt e mëdhenjë të Kosovës. Ky akt do të kishte pasoja më të rënda se çdo akt tjetër, apo se çdo vendim i Gjykatës Speciale. Akte të tilla nuk ndërmirren nga një vend i lirë që ndërton demokracinë sepse akte të tilla marrin shtetet zuzare të cilat në fund ndëshkohen. Shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale do të shkatërronte gjithçka që është ndërtuar në Kosovë. Poashtu, Këshilli i Sigurimit bazuar në të drejtën ndërkombëtare mund të aktivizoj me gjithë fuqinë e vetë rezolutën 1244 që do të ishte mbrapakthehu i madh për Kosovën. Politika mos të shikojë mbrojtjen e individëve, por interesin shtetëror. Deklaratat e pesëshes së madhe dhe të ambasadorit amerikan kanë sqaruar gjithçka për këtë, andaj kërcënimet e tyre janë tejet serioze. Këtë po e konsideroj si një ëndërr të keqe dimri që shpresoj se do harrohet sa më shpejt dhe kurrë nuk do të bëhet realitet. Nuk dua që Kosova të bëjë vetëvrasje politike, këtë nuk dua ta shoh as në ëndërr?, – është shprehur Berisha. /CNA.al

Lajmet e fundit nga