LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë/ Iu mor nga dora një çantë dhe…

28 Janar 2018, 12:12, Aktualitet CNA

Të tjera detaje kanë dalë në pah për ngjarjen e ndodhur në Athinë ku një shqiptar u qëllua me dy plumba në gjoks në mes të rrugës.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari i cili ndodhet i plagosur rëndë në spital i përket moshës 40 vjeç, dhe dyshohet se është i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Po ashtu mediat vendase shkruajnë se shqiptarit iu mor një çantë nga dora dhe më pas u qëllua nga dy persona. Autorët u përpoqën që ngjarja të dukej si një grabitje dhe më  pas u larguan me një mjet,

Shqiptari identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur është qëllura nga një mjet, dhe pas kësaj autorët janë larguar nga vendngjarja.

Dëshmitarët në vendngjarje kanë treguar se një person me një armë të mbështjellë me shall kanë qëlluar me dy plumba në gjoks shqiptarin dhe më pas një makinë me dy të rinj të tjerë është afruar dhe ka marrë atentatorin.

I plagosuri është dërguar menjëherë  në spitalin ?Shën Olga?.

 

Lajmet e fundit nga