LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta/ Masa antiterror, blindohen institucionet

27 Janar 2018, 09:07, Aktualitet CNA

Opozita ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste para Qeverisë  ditën e sotme në orën 12 ndërsa shumë qytetarë nga qytete të ndryshme janë nisur drejt Tiranës.

Rreth 1500 policë janë në gatishmëri për protestën e opozitës, ndërkohë që në terren janë edhe FNSH dhe struktura të tjera të forcave speciale.

Po kështu raportohet se agjentë të policisë do të jenë të angazhuar në kuadër të masave që ka marrë Policia e Shtetit, ndërsa në ndihmë të tyre do të jenë edhe pjesëtarë të shërbimeve sekrete.

Ndërkohë në tarracat e godinave qeveritare janë instaluar efektivë të policisë dhe gardës që përmes dylbive dhe snajperave do të vëzhgojnë situatën. Gjithashtu një pjesë e punonjësve të policisë janë pajisur me maska kundragaz.

Përqëndrimi më i madh i forcave të policisë do të jetë rreth Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit.

Lajmet e fundit nga