Connect with Us

Protesta e opozitës/ Spiropali: Hipokrizi…

Aktualitet

Protesta e opozitës/ Spiropali: Hipokrizi…

Publikuar

-

Nënkryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Elisa Spiropali, e ftuar në studion e lajmeve të televizionit ABC News, ka komentuar protestën e opozitës.

Teksa tha se pjesëmarrja nga palë të ndryshme tregohet ndryshe, Spiropali tha se ajo protestë ishte nj hipokrizi, pasi ndonëse thuhej se po protestohet për naftëtarët, minatorët, apo grupe të ndryshme të shoqërisë sonë, nuk kishte në protestë përfaqësues të tyre.

Më tej ajo tha se lidershipi i opozitës është pa vizion dhe i dobët. Sipas Spiropalit, opozita është shumë keq dhe duhet së pari të përmbushë përgjegjësitë e saj. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti i Komisionit të Ligjeve që shoqëron vendimin për propozimin e ngritjes së Komisionit Hetimor

Publikuar

-

Nga

Sot Komisioni i Ligjeve miratoi vendimin për ti përcjellë seanceës plenare propozimin për ngritjen e një Komisioni Hetimor për të analizuar shkeljet e Presidentit dhe vlerësimin e tyre ne raport me vijimin e procedurave të shkarkimit.

Sipas Komisionit të Ligjeve:

“Aktet e Presidentit konsistojnë në sjellje dhe në mesazhet e tij publike në kundërshtim me parimin e unitetit të popullit, të papajtueshme në cilësinë e kreut të shtetit, të cilat nuk përkojnë me rolin e tij përfaqësues dhe ekuilibrues në jetën e vendit.

Në abuzim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, si dhe në kushtet e shkeljes së rëndë dhe flagrante të Kushtetutës, Presidenti para, gjatë dhe pas periudhës së fushatës zgjedhore të vitit 2021, si dhe në ditën e heshtjes zgjedhore, me veprime, sjellje dhe mesazhe të dhëna në publik nuk ka garantuar unitetin kombëtar, nuk ka moderuar konfliktin politik, po përkundrazi, e ka nxitur atë me terma të tillë, që si pasojë kanë sjellë edhe organizime të ndryshme në publik, të cilat në fakt nxisnin dhunë, urrejtje, e deri edhe situata vetëgjyqësie .
Deklaratat e mesazhet e intensifikuara të Presidentit, që qartazi favorizonin parti opozitare, e njëkohësisht denigronin maxhorancën, cenuan rëndë barazinë e konkurrimit politik dhe shkelën paanësinë politike, që Kushtetuta i ka veshur Presidentit të Republikës.
Mesazhet e dhëna nga ana e Presidentit, qoftë në rrjetet sociale, qoftë në të gjitha burimet e informacionit, në media, në televizione apo në shtypin e shkruar e që më pas janë shpërndarë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit, me etiketime të Presidentit ndaj figurave të larta shtetërore, si Kryeministri, deputetë, drejtues politikë të maxhorancës në qarqe të caktuara, mesazhe denigruese ndaj përfaqësuesve të lartë të misioneve diplomatike në Shqipëri, të cilët janë cilësuar nga Presidenti si persona të shitur apo të blerë nga maxhoranca e Kryeministri, kanë ulur besueshmërinë e Presidentit si përfaqësues i unitetit të kombit, si një entitet unik që ka në funksionin e vet promovimin e imazhit dhe reputacionit të kombit të tij, si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
Të publikuara e të shpërndara edhe në media të huaja, këto mesazhe kanë cenuar rëndë të drejtat kushtetuese të individëve, imazhin dhe reputacionin e vendit, si dhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë të Shqipërisë , me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas kërkesës së deputetëve të gjitha aktet e kryera nga Presidenti janë në kundërshtim edhe me detyrimet ligjore për etikën e funksionarit të lartë shtetëror, e njëkohësisht denigrojnë edhe vetë figurën e institucionit të Presidentit.
Kështu, një nga argumentet që paraqitet në kërkesë, përveç shkeljeve të Kushtetutës, që radhiten këtu, ka të bëjë edhe me vlerësimin për të rikthyer në ligjshmëri institucionin e Presidentit . Këtu nuk është vënë theksi vetëm te deklaratat e Presidentit, të cilat kanë cenuar paanësinë politike dhe kanë qenë shkelje e parimit të unitetit të popullit, por edhe në faktin tjetër, se me këto deklarata, me këto akte, me këto sjellje, është denigruar edhe figura e institucionit të Presidentit të Republikës, pavarësisht se kush e mban atë detyrë.
Sipas kërkesës së deputetëve, Presidenti ka shkelur detyrimet kushtetuese, që burojnë nga neni 83 i Kushtetutës, që konkretisht ka të bëjë me formulën e betimit, e në këtë formulë ka detyrime kushtetuese, që Presidenti është betuar t’u qëndrojë besnik që në ditën e parë të marrjes së detyrës. Sjelljet dhe aktet e Presidentit janë në kundërshtim me parashikimet e dispozitave të Kushtetutës, konkretisht nenet 82, 89 dhe 94, dhe kështu përbëjnë shkaqe nga ato që parashikohen shprehimisht në nenin 90 , paragrafi 2 i Kushtetutës, që legjitimojnë shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin nga detyra të Presidentit sipas procedurave që parashikohen në nenin 112 të Rregullores së Kuvendit.
Për sa më sipër, relatorja vlerësoi se nga pikëpamja procedurale formale, kërkesa është e paraqitur në përputhje me nenin 90, pika 2 të Kushtetutës dhe me nenin 112 të Rregullores së Kuvendit, ndërsa nga pikëpamja substanciale legjitimohet fillimi i procedurës së shkarkimit të Presidentit për sa kohë bëhet fjalë për një nga shkaqet që parashikon Kushtetuta për shkarkimin e Presidentit që konsistojnë në shkelje të rënda kushtetuese . Të gjitha këto, në gjykimin e saj si relatore, janë të tilla që i japin udhë vijimit të procedurës për shkarkimin e Presidentit.”

LEXO EDHE:  Rama ka rënë/ Për çfarë na duhen zgjedhjet?!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Do hetojnë shkeljet e Metës/ Kush janë anëtarët e Komisionit Hetimor

Publikuar

-

Nga

Kërkesa e PS-së për shkarkimin e Metës/ Zëri i Amerikës: Ka dy pikëpyetje

Zbulohen anëtarët e Komisionit të ri Hetimor që do të shqyrtojnë shkeljet e presidentit Ilir Meta, për të cilin mazhoranca ka nisur sërish një nismë shkarkimi.

Mësohet se kryetar i Komisionit Hetimor do të jetë Alket Hyseni, ndërsa afati i punës pritet të jetë një muaj.

Ndërkohë bëhet me dije se opozita parlamentare në këtë komisioni do të përfaqësohet nga kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi dhe deputetët Halil Jakimi e Arlind Çaçani.

LEXO EDHE:  Tërheqja fatale e Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  Arrestimi i Klevis Balliut/ Nuli i Lulit udhëheq marshimin e banorëve të Astirit

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Politikë

Premtimet e pambajtura për dorëheqje/ Murrizi ironizon Metën, Bashën dhe Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Pritshmëritë e opozitës për të ardhur në pushtet ishin shumë të larta, aq sa garant vendosën edhe postin e tyre.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh se nëse partia që ajo drejtonte do merrte më pak se 19 mandate, atëherë do e quante dështim dhe do jepte dorëheqjen. Të njëjtën deklaratë bëri edhe Ilir Meta, i cili tha se nuk do të qëndrojë më në Presidencë por do të marrë drejtimin e opozitës nëse PS do fitonte e vetme qeverinë.

LEXO EDHE:  Arrestimi i Klevis Balliut/ Nuli i Lulit udhëheq marshimin e banorëve të Astirit

LEXO EDHE:  Protestat për Klodian Rashën/ Meta përgezon gazetarët e terrenit dhe operatorët

Këto deklarata të pambajtura kanë sjellë edhe reagimin e Myslim Murrizit, i cili përmes një postimi shkruan se prej 30 vitesh shqiptarët po i mbajnë në kurriz.

Keta “jane” drejtues dhe shtetare qe çfare thone, e mbajne

Prandaj Shqiptaret i votojne çdo 4 vjet sepse keta “ mbajne” fjalen dhe Shqipraret i mbajne ne kurriz prej 30 vitesh e ju duken pupel mbi shpine”, shkruan Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE