LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Petrit Vasili komenton protestën/ Vetëm sa ka filluar...

27 Janar 2018, 17:46, Aktualitet CNA

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ftuar në studion e televizionit Report TV me gazetarin Denis Minga, ka komentuar protestëne zhvilluar ditën e sotme nga opozita.

Ai u shpreh se pjesëmarrja masive tregoi pakënaqësinë e qytetarëve me qeverinë e kapur nga krimi dhe korrupsioni.

Sipas Petrit Vasilit, kjo protestë ishte ndër më masivet të organizuara nga opozita, që sipas tij ishte një shuplakë e fortë ndaj qeverisë së krimit dhe Edi Ramës.

Ai u shpreh se këto protesta do të vijojnë dhe kjo ishte vetëm e para në një valë protestash, por ndryshe nga ato që organizonin ata që janë në qeveri, sot do të jenë paqësore. /CNA.al

Lajmet e fundit nga