Connect with Us

Intervista/ Edi Rama: Gabim i tmerrshëm nëse BE fle pa zhurmë…

Aktualitet

Intervista/ Edi Rama: Gabim i tmerrshëm nëse BE fle pa zhurmë…

Publikuar

-

Shqipëria ka bërë shumicën e detyrave të shtëpisë së saj në gjyqësorin, krimin dhe korrupsionin dhe pret një “rekomandim të drejtpërdrejtë” për të hapur bisedimet e pranimit në BE këtë vit”. Kështu ka thënë Kryeministri  Edi  Rama, gjatë një interviste për portalin EURACTIV.com.

Edi Rama ka thënë se një vonesë tjetër në hapjen e negociatave me Tiranën do t’i kthejë Ballkanit Perëndimor dhe do të dërgojë një mesazh të gabuar sepse “duke menduar se BE mund të fle pa zhurmë me Ballkanin jashtë dyerve të saj është një gabim i tmerrshëm”.

Intevista e plotë

 Shqipëria u bë vend kandidat në 2014 dhe nuk kanë ndodhur shumë gjëra që atëhere. Pse, kush duhet të fajësohet?
Shumë gjëra kanë ndodhur dhe ne kemi bërë një mal me gjëra, para së gjithash reformën në drejtësi, ndryshimet kushtetuese, gjithë legjislacionin e ri për drejtësinë dhe tani po ndërtojmë institucione krejtësisht të reja. Kështu që është një revolucion në lidhje me çfarë ka ndodhur. Tani ne presim që më në fund të hapim negociatat për hyrjen në BE dhe shpresoj që është koha e duhur dhe viti i duhur.

 A mund të na tregoni disa nga ndryshimet që janë të rëndësishme?

Ne kemi plotësuar detyrimet tona dhe kemi bërë progres të madh në pesë fushat kryesore, gjë që nuk ka qenë e lehtë. Ajo që kemi bërë në fushën e drejtësisë është praktikisht e gjithë puna e dhënë vendeve negociuese që ka të bëjë më kapitujt 23-24, që janë kapitujt më të vështirë.

Tani kemi filluar procesin e vetting-ut, verifikimin për gjyqtarët më një spastrim të madh, dhe njerëzit që nuk do jenë në gjendje të justifikojnë pasurinë e tyre ose nuk do jenë në gjendje të justifikojnë vendime të caktuara në të kaluarën do të shkarkohen nga puna. Kjo është shumë e rëndësishme.

 A do fillojnë negociatat për pranimin këtë vit?
Shpresoj që po, kemi bërë çdo gjë për të marrë rekomandime të drejtpërdrejta dhe votën e Këshillit Evropian.

Cila është rruga për fillimin e negociatave?

Ne kemi nevojë për një rekomandim dhe Këshilli Evropian duhet të miratojë rekomandimin.

 Gjatë presidencës bullgare?
Mendoj se është koha e duhur, mendoj se ky Komision duhet ta përfundojë këtë punë dhe nuk ka arsye të presim për një Komision të ri dhe të kalojmë ferrin e zgjedhjeve të reja dhe ferrin e dinamikave të politikave të brendshme të vendeve të ndryshme.

Nëse do ketë një vonesë tjetër, pa dyshim që do ketë një periudhë tjetër pasigurie….

Nuk dua as të mendoj për një vonesë tjetër, thjesht mendoj se është koha e duhur dhe ajo që ne presim është vetëm një rekomandim i drejtpërdrejtë nga Komisioni dhe një miratim nga Këshilli Evropian.

Nëse do ketë një vonesë, sa e dëmshme do jetë për Shqipërinë?
Nuk më pëlqen të flas me “nëse”, por nëse do ketë një vonesë nuk do dëmtojë vetëm Shqipërinë por do jetë e dëmshme për rajonin sepse do të legjitimojë thyerjen për shkak të vendeve që po negociojnë: Serbia dhe Mali i Zi, dhe vendet që akoma nuk po negociojnë, megjithëse i meritojnë plotësisht negociatat. Dhe ata kanë të drejtë të thonë se nuk ka asgjë që praktikisht dallon Serbinë/Malin e Zi dhe Shqipërinë/ Maqedoninë dhe ne jemi shumë të lumtur që miqtë tanë dhe fqinjët po negociojnë, por mendojmë se është shumë e padrejtë për Ballkanin të ketë këtë ndarje ndërmjet vendeve negociuese dhe vendeve që nuk kanë hapur ende negociatat, pavarësisht se e meritojnë.

LEXO EDHE:  “Po i qepin v******** Ramës”/ Vasili sulmon gazetarët e paguar nga Qeveria

A mendoni se Shqipëria mund të luajë një rol konstruktiv në Kosovën serbe?

Shqipëria ka luajtur dhe do vazhdojë të luajë një rol konstruktiv dhe ne jemi plotësisht të angazhuar për të bërë çdo gjë që duhet për të lehtësuar procesin. Jam plotësisht i bindur se ka ardhur koha të dalim nga ky moçal historik duke e çuar Kosovën tek kosovarët. Kosova e meriton të njihet dhe sigurisht ky është një proces i dhimbshëm për Serbinë. Kam shumë respekt për Aleksandar Vuçiç i cili e ka pranuar problemin dhe ka ndryshuar kursin duke pranuar të mos jetojë në mohim, duke patur kurajon të përballet me problemin. Shpresoj shumë që Vuçiç të jetë i guximshëm dhe i prerë sa duhet t’i shkojë deri në fund, dhe sigurisht, duhet të ndodhë përmes marrëveshjeve mes dy vendeve dhe do të mbështetet plotësisht.

Por a mendoni se Serbia do ta njohë Kosovën para se t’i bashkohet BE-së apo do të jetë një kompromis?
Serbia nuk mund t’i bashkohet BE-së nëse nuk e njeh Kosovën dhe kjo është arsyeja se pse është e rëndësishme dhe në interesin e të dy palëve që të gjejnë një zgjidhje. Kështu që sigurisht gjetja e një zgjidhje nuk do jetë e lehtë dhe do jetë e dhimbshme por duhet të përfundojë.

Ju kam dëgjuar kohët e fundit se keni thënë se dritarja e mundësisë për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor po mbyllet nëse nuk ka një mundësi reale për t’i futur në BE.

Nuk kam thënë kurrë që dritarja e mundësisë po mbyllet sepse nuk e kam parë kurrë të mbyllet. Dritarja e mundësisë nuk është e hapur mjaftueshëm dhe duhet të jetë. Mes kërcënimeve të mbylljes dhe nevojës për hapjen, ne duhet të marrim drejtimin, kjo është ajo që kam thënë. Është shumë e qartë sepse BE është aq e rëndësishme për ne siç jemi ne për ata në lidhje me sigurinë dhe kontroll të plotë të tokës dhe hapësirës evropiane. Ne nuk duhet të lejojmë aktorë të tretë të bëjnë lojëra dhe të mashtrojnë dhe të krijojnë një zonë gri në mes të Evropës.

Për shkak të përbërjes etnike të Ballkanit Perëndimor, disa evropianë 
ngurrojnë të lëvizin më shpejt mbi pranimin, si do i bindni ata? 

Është një çështje për t’i edukuar ata, për t’i informuar me durim sepse kjo gjë është për shkak të mungesës së njohurive, mungesës së pikëpamjes strategjike të bazuar në një kuptim shumë sipërfaqësor të Ballkanit dhe të vetë Evropës në lidhje me Ballkanin. Kështu që nënvlerësimi i Ballkanit është një gabim i madh dhe mendimi se BE-ja mund të flejë e qetë me Ballkanin jashtë dyerve të tij është një gabim i tmerrshëm.

Albania PM: We expect green light to open EU talks this year

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    27 Janar, 2018 at 4:27 pm

    Ik ore i çakerdisur nga trute se tani nuk te fusin fare ne hesap mbasi e kane kuptuar papergjegjeshmerine tende

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Negociatat me BE/ Gazetarët “vënë me shpatulla” pas muri ambasadoren

LEXO EDHE:  Rama i “shkel” syrin Bashës/ Ja, si reagon kryeopozitari

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  “Po i qepin v******** Ramës”/ Vasili sulmon gazetarët e paguar nga Qeveria

LEXO EDHE:  Një video që flet vetë!/ Ja si i pret Rama kryeministrin serb, maqedonas dhe kosovar

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: