Connect with Us

Historiania angleze: Enver Hoxha do vritej në nëntor 1944/ Ja kush e shpëtoi

Aktualitet

Historiania angleze: Enver Hoxha do vritej në nëntor 1944/ Ja kush e shpëtoi

Publikuar

-

Fundi i luftës antifashiste nacionalçlirimtare në Shqipëri është shoqëruar me një betejë të fortë politike në prapaskenë për pushtetin e pas luftës, midis partizanëve komunistë në njërin krah, dhe midis ballistëve dhe zogistëve në krahun tjetër.

Por edhe aleatët dhe fqinjët ishin të shqetësuar se kush do ta sundonte Shqipërinë më pas.

Në një intervistë të gazetarit Xhevdet Shehu me historianen angleze Miranda Vickers botuar në DITA citohen disa dokumente të pabotuar më parë mbi atë periudhë.

“Kongresi i Përmetit më 24 maj 1944 u mblodh sipas modelit të AVNOJ-it, Këshillit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Jugosllavisë. Konferenca e Pezës sa i skicoi themelet e pushtetit të ri; Konferenca e Labinotit autorizoi dhe e qendërsoi këtë pushtet, Kongresi i Përmetit hodhi bazat kushtetuese të shtetit shqiptar të pasluftës – thotë Vickers

Historiania thotë se ka pasur një komplot për eliminimin e Enver Hoxhës para se të mbaronte lufta.

“…Ka ekzistuar dhe unë kam dokumente për këtë. Që nga 1944 trysnia e jugosllavëve mbi LNÇ-në u shtua në mënyrë të konsiderueshme. Nga fundi i gushtit, jugosllavët caktuan një shef të ri të misionit të tyre ushtarak pranë shtabit të Hoxhës, kolonel Velimir Stojniçin. Miladin Popoviçi (i cili më vonë do të vdiste parakohe në mënyrë të dyshimtë) ishte tërhequr, pasi ishte konsideruar si tepër miqësor me Hoxhën…”

Ajo shton se udhëzimet e Titos ishin që Shqipëria të bashkohej me Jugosllavinë.

“…Velimir Stojniçi veproi sipas udhëzimeve të Titos, duke argumentuar se Shqipëria ishte mjaft e vogël dhe e dobët për të mbetur e pavarur pas luftës. Ndaj, sipas tij, e ardhmja e Shqipërisë do të ishte më e sigurt të bashkohej me Jugosllavinë, duke u bërë republikë e shtatë e saj. Ndihmësi kryesor i Stojniçit, Nijaz Dizdareviçi, u soll jo vetëm si një udhëheqës organizativ ndaj PKSH-së, por ndërsa lufta po shkonte drejt fundit të saj, edhe po punonte për përfshirjen e Shqipërisë në Jugosllavi. Hoxha dha shenja se nuk e duronte qëndrimin arrogant të jugosllavëve…”

Në vjeshtë të vitit 1944 jugosllavët për pak ia dolën që tia merrnin pushtetin Hoxhës. Bëhet fjalë për plenumin e PKSH-së në Berat. Vickers tregon:

LEXO EDHE:  Tronditet Durrësi/ Vritet gruaja brenda byrektores

“… Në nëntor 1944, pak javë para tërheqjes së përgjithshme të gjermanëve nga Shqipëria, Komiteti Qendror i PKSH mbajti një plenum në Berat. Mbledhja e Beratit përkoi me sesionin e dytë të AVNOJ-it që mbahej në qytetin boshnjak të Jajcës, i cili krijoi Komitetin Kombëtar Jugosllav. Në plenumin e Beratit, përfaqësuesi jugosllav, kolonel Velimir Stojniçi, i mbështetur nga Koçi Xoxe dhe të tjerë, kritikoi udhëheqjen e Hoxhës dhe bënë një përpjekje serioze për ta hequr Hoxhën.

Pas një autokritike të mjerë, Hoxha u lejua të mbetej udhëheqës formal i partisë, por pushteti real iu ngarkua Xoxes. Megjithëse Hoxha u ndje i tradhtuar, në atë kohë ai nuk ishte i vetëdijshëm për komplotin e organizuar kundër tij. Ndihmësi i Stojniçit, Dizdareviçi këtu ka shkruar: Para Plenumit të Beratit, Nako Spiru dhe një grup donin ta eliminonin Hoxhën, por misioni ynë e kundërshtoi këtë mendim dhe arriti ta mbronte atë. Ne e shpëtuam, por nuk duhet të mburremi tani për këtë veprim…” – citon Vickers në Dita dokumentet arkivore që posedon.

P.S: Foto kryesore: Përmet, 24 maj 1944. Nga e majta në të djathtë: Mustafa Gjinishi, Spiro Moisiu,Omer Nishani, Enver Hoxha, Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Sejfulla Malëshova, Hysni Kapo, Liri Gega dhe Ramadan Çitaku. /Tema

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gramoz Ruçi dhe Armando Subashi, grup armiqësor me rojen e shkollës

Publikuar

-

Nga

Gramoz Ruçi dhe Armando Subashi grup armiqësor me rojen e shkollës

Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi, Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi  dhe shtetasit Pëllumb Nanaj.

Ky i fundit rezulton të jetë roje shkolle në Fier, por demokratët duket se e kanë futur në ‘listën e zezë’, pas humbjes së tyre.

Në shkresën që mban datën 31 mars, PD e akuzon këtë të fundit se ka bashkëpunuar me Subashin e Ruçin për të zhvilluar takimet elektorale në aborrin e shkollës.

Ndoshta Nanaj mund të jetë vërtetë një mbështetës i socialistëve, por të paktën demokratët ti gjenin një bashkëpunëtorë më serioz Gramozit, jo rojen e shkollës, pasi mirë që humbnin por nuk dijnë as të justifikohen duke rënë në nivel qesharak./CNA.al


LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta dy herë në Prokurori/ I ndjekur penalisht për korrupsion  

Publikuar

-

Nga

Meta dy herë në Prokurori/ I ndjekur penalisht për korrupsion  

Presidenti Ilir Meta, po mundohet të shmangë vëmendjen nga Komisioni i Posaçëm Hetimor i ngritur për shkarkimin e tij.

Shkak për nisjen e këtij hetimi u bënë deklaratat e Presidentit, para, përgjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 Prillit, ku bënte thirrje për revolucion, luftë civile, prerje gjymtyrësh, rrëmbim kosash e sfurqesh dhe kërcënonte ndërkombëtarët.

Por, Meta pas reagimeve të fundit nëpërmjet stafit të tij, ka zgjedhur të heshtë në lidhje me këtë hetim.

Ai sot është shfaqur i shqetësuar në rrjetet sociale në lidhje me fenomenin e pastrimit të parave.

“Është bërë e qartë nga të gjitha institucionet dhe organizatat prestigjioze ndërkombëtare, që fenomeni kriminal i pastrimit të parave është kthyer në sistem dhe që kryesisht të ardhurat nga trafiku dhe tregtia e drogës po pastrohen me lehtësi në sektorin e ndërtimit dhe të turizmit”, shprehet Meta.

Këtë e thotë Meta, Presidenti, apo ish kryeministri i vetëm në dy dekadat e fundit që është proceduar penalisht për korrupsion.

Fytyra e re Metës

Sot Ilir Meta, paraqitet me një fytyrë të re, ndonëse përgjatë viteve që është në politikë, është shenjëstruar për korrupsion, por ka arritur t’ia hedhë deri më tani drejtësisë pa i hyrë gjemb në këmbë.

Kujtojmë se në vitin 2015, Meta i cili në atë kohë ishte kreu i Kuvendit, akuzohej se kishte marrë ryshfet nga Debt International Advisory,(DIA), një kompani mbledhje borxhi që pati hedhur në gjyq OSHEE-në në Gjykatën e Arbitrazhit në Vjenë.

Gjithçka është mësuar, pasi DIA hodhi në gjyq kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike për prishje kontrate, duke kërkuar 130 milionë euro në vitin 2013, kohë kur kjo e fundit quhej CEZ Shpërndarje dhe ishte nën pronësinë e gjigantit Çek të energjisë, CEZ Grup.

LEXO EDHE:  Vrasja në Elbasan/ Policia identifikon viktimën

LEXO EDHE:  Bilanci tragjik/ Sander Lleshaj, ministri që mbledh viktimat

Në vitin 2015, BIRN raportonte se nga zyra ligjore e OSHEE-së, Clifford Chance pretendonte se Meta kishte qenë një nga përfituesit e pagesave prej miliona eurosh, të përfituara nga kompania e mbledhjes së borxheve prej CEZ Shpërndarje gjatë viteve 2010 dhe 2011.

Kujtojmë se Meta është proceduar dy herë penalisht për korrupsion në lidhje me çështjen e CEZ-it, por edhe në lidhje me 7 përqindëshin apo bllokun e zi, siç njihet më gjerë.

Emri i Ilir Metës është lakuar si i lidhur me aferën e CEZ edhe nga ish-kreu i bordit të drejtorëve të CEZ, Jozef Hejsek.

Ky i fundit ka deklaruar se Meta, në kohën kur ishte Ministër i Jashtëm ka negociuar që Çekët e CEZ të punonin me biznesmenin Kastriot Ismailaj, duke e prezantuar atë si njeriun që kishte mbështetjen e Qeverisë shqiptare.

Në shkurt të vitit 2011, ai u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për korrupsion aktiv, pas publikimit të një video nga emisioni “Fiks Fare”, ku dëgjohej të diskutonte një pagesë prej qindra mijëra eurosh me ish-Ministrin e Ekonomisë, tashmë të ndjerë Dritan Prifti.

Meta ka rritur t’i sfumojë këto akuza dhe sot e shohim duke denoncuar të njëjtat fenomene, ku ai dyshohet se ka qenë përfshirë, por që drejtësia i ka pasur duart e lidhura./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Policia operacion ‘blic’ në Durrës/ Arrestohen dy persona

Publikuar

-

Nga

Policia operacion ‘blic’ në Durrës/ Arrestohen dy persona

Pasditen e sotme  në zonën e plazhit në Durrës policia ka realizuar një operacion blic anti-drogë dhe janë arrestuar dy persona.

Mësohet së këta persona kishin kohë që ishin shpallur në kërkim nga policia, por ditën e sotme është bërë e mundur kapja e tyre.

Sipas qytetarëve ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, por policia sqaroi se ishin një operacion anti-drogë që përfundoi me 2 të shoqëruar, ndërsa ende nuk dihet çfarë u është sekuestruar./CNA.al

LEXO TE PLOTE