LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Harta e re që po trazon Lindjen e Mesme/ Krijohet shteti i Kurdistanit

27 Janar 2018, 18:11, Aktualitet CNA

Një hartë, që përmban thelbin e planit për rikonfigurimin e shteteve të Rajonit të Lindjes së Mesme ka sjellë trazira në një pjesë të madhe të tyre, pasi jo vetëm që ndan e i heqë territore disave prej tyre, por mer përsipër të themelojë edhe shtetin e Kurdistanit, duke realizuar kështu një nga endrat dekadëshe të popullsisë kurde të hapërdarë ndër vënde të ndryshme.

Harta përmban strategjinë e të etiketuarit si: ?Plani i Madh për Lindjen e Mesme? dhe parashikon ndarjen e Irakut në dy pjesë, njëra që do të quhet Iraku Sunit dhe tjetra Iraku Shiit.

Por, ndryshimi më i madh ka të bëjë me krijimin e shtetit kurd, me bedndodhje në mes Turqisë, Irakut, Iranit dhe Sirisë, duke u marrë teritore të katërta këtyre shteteve.

Por plani në fjalë parashikon edhe zgjerim të Jordasinë në drejtim të Arabisë Saudite dhe ndarje të kësaj të fundit në dy shtete. Njëri do të jetë ai i sauditëve dhe tjetri Toka e Shenjtë Islame, me përfshirje dy qytetet e shenjta të fesë Islame, Mekën dhe Medinën, .

Plani parashikon edhe një ndarje të Iranit duke i dhënë një pjesë toke shtetit të ri kurd dhe një pjesë tjetër Azerbajxhanit, që zgjerohet po ashtu si edhe Armenia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga