LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputetja e PS tregon përse Lulzim Basha bëri marrëveshje me Ramën

27 Janar 2018, 19:00, Aktualitet CNA

Deputetja e Partisë Socialiste, njëherësh kryetare e grupit parlamentar të këtij supjekti politik, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të PD Lulzim Basha bërë në një lidhje direkte në një emision televiziv, se me marrëveshjen e bërë me Edi Ramën më 18 maj, kishte shpëtuar vendin nga një luftë civile.

Sipas Elisa Spiropalit, kjo nuk është e vërtetë dhe është një deklaratë e turpshme, ndërsa tha se opozita po i kthehet retorikës së viteve ’90. Ajo tha se arsyeja e vërtetë e marrëveshjes që bëri Lulzim Basha, ishte për të shpëtuar PD-në nga inekzistenca. Nënkryetarja e grupit të PS-së u shpreh se ndërkombëtarët i thanë Lulzim Bashës hapur se do t’i njihnin zgjedhjet pavarësisht se kush do të merrte pjesë në zgjedhje e kush jo.

Spiropali e akuzoi opozitën për pengesë ndaj reformës në drejtësi dhe çeljes së negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE. /CNA.al

Lajmet e fundit nga