Connect with Us

Vangjel Toci babai i arkeologjisë durrsake si kujtesë për kryebashkiakun Dako

Aktualitet

Vangjel Toci babai i arkeologjisë durrsake si kujtesë për kryebashkiakun Dako

Publikuar

-

Vangjel Toci lindi më 11 tetor 1920 dhe ndërroi jetë në 27 janar 1999. Vangjeli nuk ishte thjesht babai i arkeologjisë durrsake por një figurë me vlera poliedrike, një shkencëtar i rangut europian dhe njëkohësisht atdhetar i flaktë.

Vangjeli në sajë të puënës së palodhur, dijeve të thelluara shkencore, kurajos civile dhe atdhedashurisë së pikatur arriti t’i “dhurojë” Durrësit vpera e monumente me të cilat krenohen durrskët sot e padyshim edhe nesër. Në vitin 1945, kur Toci themeloi bibliotekën e qytetit, partizanët injorantë të zbritur nga malet njëlloj si SA-të gjermane 10-11 vite më parë digjnin librat se janë helme të fashizmit. Atëhere Vangjeli e kishte triskën e bukës 800 gramë në ditë dhe “këshilltari” jugosllav një ish bari derrash nga Shumadija i sugjeronte Naxhije Dumit te Kultura Popullore se Durrësit nuk ka c’i duhet salltaneti i një biblioteke. Në vitin 1947, pasi gjeneralët e kolonelët Balluku-Dume ia pushkatuan pa gjyq e pa faj thjesht me akuzën e antijugosllavizmit Markun, vëllain ish partizan e guerrilas bashkë me dy durrsakë të tjerë, Vangjeli zbuloi mozaikun e mrekullueshëm me motive të Hypokampfit (kalit të detit). Në mars 1951 Vangjeli më në fund e bindi administratën e kohës për të krijuar në Durrës Muzeun Arkeologjik. Në vitin 1959 rizbulon bazuar në shënimet e arkeologut austriak Prashniker mozaikun 2300 vjecar me vlera unike të quajtur “Bukuroshja e Durrësit”. Ky mozaik sot zbukuron Muzeun Kombëtar Tiranë. Këmbëngulja e Tocit bëri që të zhvendosej pakëz e të modifikohej projekti i ndërtimit të Teatrit “Aleksandër Moisiu” për të mbrojtur e shndërruar në objekt të vizitueshëm “Termat Romake” (banjot). Në vitin 1966 nën udhëheqjen e Vangjelit dhe sipas bindjeve shkencore të tijat, i vëllai Ilia (edhe ky arkeolog veteran) dhe të tjerë arkeologë durrsakë filluan zbulimin e amfiteatrit të qytetit, më i madhi në Ballkan.

Vangjeli me të drejtë mund të konsiderohet si “nuni” i qindra mijëra shqiptarëve në Shqipëri, Ballkan e diasporë, sepse ai pas rreth 20 vjet gërmimesh arkeologjike në nekropolin (varrezat antike) të Durrësit përpiloi një listë me mbi 300 emra tipikë ilirë duke i evidentuar ato nga emrat në stelat (gurët) e varreve. Të tillë emra shqiptarët në tokat e pushtuara ua vinin fëmijëve edhe si gjest rezistence ndaj pushtuesve sllavë. Pikërisht një vepër e tillë patriotike d.m.th. dëshmija me fakte për një popullatë ilire të qenësishme në Dyrahun dhe Dyrrakiumin grek antik e romak i siguroi atij jo vetëm mërinë e historianëve dhe arkeologëve grekë e serbë (jugosllavë), por edhe zilinë e kolegëve mediokër, por komunistë të devotshëm shqiptarë!

Vangjel Toci duke shfrytëzuar maninë e diktatorit Hoxha për t’u hequr si oksidental i kulturuar dhe madje patriot, e bindi atë të investonte shuma jo të vogla për të kryer gërmime të shumta e të vështira arkeologjike në Durrës. Këto investime të kombinuara me guximin shkencor dhe këmbënguljen e Vangjel Tocit bënë, që arkeologjisë durrsake dhe asaj shqiptare t’i shtoheshin zbulime fantastike.

LEXO EDHE:  Durrës/ Vangjush Dako-Grida Dumës: Urime për garën

Vangjel Toci me 4 gjuhë të huaja të gjalla e të vdekura, me arsim mjekësie ne Itali, të pa përfunduar për shkak të Luftës së Dytë Botërore ishte pikë referimi për arkeologët e huaj nga Italia në Spanjë, nga Gjermania në ShBA, nga Luksemburgu në Japoni, nga arkeologët e Universiteti të Zagrebit në ata të Universitetit Upsala në Suedi. Vangjeli mbajtës i Cmimit të Republikës, arkeolog me dije të thella me prestigj të paktën europian ndërroi jetë i varfër në apartamentin modest, ndërsa i la Durrësit dhe Shqipërisë një pasuri të jashtëzakonshme materialesh e zbulimesh arkeologjike.

Skulptori Kërtusha

Durrësi dhe politika durrsake ka bërë pak për ta nderuar pas vdekjes Vangjel Tocin ashtu sic aparatshikë e mediokër ziliqarë të kohës së komunizmit bënë cmos për t’ia penguar punën shkencore e për ta nxjerrë sa më shpejt në pension në të gjallë të tij. Fatmirësisht skulptori Qazim Kërtusha ka përfunduar një porteret të Vangjel Tocit në allci. Skulptori Kërtusha i bën apel qytetarisë durrsake dhe pushtetit lokal, që të sigurohen fonde (minimale) për ta derdhur veprën në allci si edhe për të përcaktuar vendin, ku do vendoset ajo në Durrës.

Kryebashkiaku Dako

Që në vitin 2007, kur kandidati humbës Teliti hodhi parrullën Gjush-Betoni e deri më sot (me 3 mandate rradhazi të fituara thellë e më thellë), kryebashkiakut Dako nuk i është ndarë apelativi “betoni”. Me anë këtij shkrimi publikisht i bëj thirrje Vangjush Dakos jo vetëm si kryebashkiak, por edhe si durrsak, që ta financojë nga xhepi i tij, nga buxheti i Kompanisë “3D” derdhjen në bronz të portretit të Vangjel Tocit. I kujtoj lexuesve se kam qenë personalisht dëshmitar me dhjetra herë, kur Dako para gazetarëve dhe në prezencë të miqve të huaj (gjeneralë e admiralë, kryeparlamentarë, kryeministra, ministra, diplomatë, miliarderë, sheikë e princër, artistë e regjizorë, shkencëtarë e këngëtarë të huaj u është mburrur me të drejtë për pasuritë arkeologjike të Durrësit, për amfiteatrin, për mozaikët, për muzeun arkeologjik etj. etj. Në zbulimin e shumicës dërrmuese të këtyre pasurive arkeologjike është dora, mendja dhe guximi profesionale qytetar i Vangjel Tocit. Ka ardhur dita , që një portret në bronz i arkeologut të madh Vangjel Toci të zbukurojë fasadën e Muzeut Arkeologjik Durrës. Me një veprim të tillë e me një financim prej vetëm pak mijëra eurosh kryebashkiaku Dako ndoshta mund të arrijë transformimin nga Gjush-Betoni, në Dako mecenat të  kulturës durrsake!/ GJERGJ THANASI

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Gjenerali italian në Tiranë, kanabisi shqiptar në Ostuni

LEXO EDHE:  Zbulohen prapaskenat e ndalimeve në Durrës/ Si Rama po tenton të shpëtojë Dakon

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  ‘Dosja 339’/ Paralajmërohet arrestimi i Vangjush Dakos

LEXO EDHE:  Dako: Do ndërtojmë 14 shkolla të reja dhe 1 profesionale

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: