LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

26 Janar 2018, 07:31, Aktualitet CNA

Pjesa e parë e ditës mbetet me kthjellime në zonat Jugore dhe pjesërisht në Qendër. Ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në Veri të vendit. Gjatë pasdites vranësirat shtohen në Veri dhe gradualisht zbresin drejt zonave Qendrore dhe Jugore. Duke bërë që territori të dominohet nga moti me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me 1 ? 2°C në të dy ekstremumet ditore. Duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga ? 3°C në 14 apo 15°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2- 3 ballë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga