LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Punësime partiake dhe me miq/ Paditet Universiteti i Durrësit

25 Janar 2018, 13:16, Aktualitet CNA

Historiani Olsi Jazexhi ka paditur Universitetin ?Aleksanër Moisiu?, të Durrësit.

Sipas tij punësimet në UAMD bëhen sipas përkatësisë politike apo vetëm nëse ke miq.

?Edhe pse aplikova për vendin e punës, gjytyrymet socialistë nga Lushnja dhe Dibra që drejtojnë në UAMD dhe kanë bërë tezat e PhD me mik dhe me 100 faqe në Tiranë, nuk më thërriten as për intervistë, edhe pse unë kam 3 mastera në fushën e historisë, PhD perëndimore, dhe post-doc kanadez. CV-ja ime është më e mirë edhe sesa CV-ja e rektores së UAMD-së dhe me CV-në që kam mund të konkuroj për rektor në UAMD.

Pasi u ankova në rektorat, ministri të arsimit dhe te Edi Rama vetëm për këtë rast të hapur shkelje ligji dhe ndoshta korrupsioni, vendosa t?i drejtohem gjyqit administrative?, ka njoftuar në rrjetet sociale Jazexhiu.

 Postimi i plotë:

Dje hodha në gjyq Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës, ku jap mësim prej dy vitesh.

UAMD e hodha në gjyq pasi në tetor 2017 konkurova për t?u punësuar si lektor me kohë të plotë në këtë universitet.

Ngaqë nuk kam mik,nuk jam militant i Partisë Socialiste, nuk jam fanatik katolik sikur Dorian Hatibi që beson së Durresi ka qenë si Parisi para Turqisë, dhe nuk paguaj para, vendosa të aplikoj në fakultetin e edukimit në UAMD për postin në Qendrën e Edukimit në vazhdim e cila kërkonte:
Lektor që zhvillon veprimtari mësimore-kërkimore në shkencat sociale 2 (dy) vende Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
? Të zotërojë gradën shkencore ?Doktor? në fushën e historisë ose ne shkencat e sociale;
? Të ketë të dy nivelet Bachelor dhe Master po në këto drejtime dhe t`i ketë përfunduar me mesatare të lartë;

Edhe pse aplikova për vendin e punës, gjytyrymet socialistë nga Lushnja dhe Dibra që drejtojnë në UAMD dhe kanë bërë tezat e PhD me mik dhe me 100 faqe në Tiranë, nuk më thërriten as për intervistë, edhe pse unë kam 3 mastera në fushën e historisë, PhD perëndimore, dhe post-doc kanadez. CV-ja ime është më e mirë edhe sesa CV-ja e rektores së UAMD-së dhe me CV-në që kam mund të konkuroj për rektor në UAMD.

Pasi u ankova në rektorat, ministri të arsimit dhe te Edi Rama vetëm për këtë rast të hapur shkelje ligji dhe ndoshta korrupsioni, vendosa t?i drejtohem gjyqit administrativ.

Unë e kuptoj që nuk do e fitoj dot gjyqin me kushtet e injorancës dhe islamofobisë që Shqipëria është sot dhe me debilat që UAMD punëson – sikur Dorian Hatibi me kompani. Rektorja më ka thënë vetë që për mua flasin shumë keq në UAMD. I kam thënë, ma jep me shkrim që nuk më pranoni në UAMD, pasi ushtroj lirinë time akademike dhe flas kundër Skënderbeut që edhe unë ta shpall publikisht pse po më diskriminoni – por ajo nuk e ka bërë një gjë të këtillë.

Megjithatë, unë jam i kënaqur që po persekutohem për shkak të bindjeve të mia shkencore dhe akademike. Diskriminimi im akademik në universitetin e Durrësit për shkak të bindjeve të mia shkencore, më vendos në një gradë me Xhordano Brunon, Solzhenitsin dhe disidentë të tjerë që janë diskriminuar për shkak të bindjeve të tyre shkencore, akademike dhe politike.

 

 

Lajmet e fundit nga