LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon takimi Rama-Tsipras

25 Janar 2018, 10:19, Aktualitet CNA

Ka përfunduar takimi në Davos në Forumin Ekonomik, midis kryeministri Edi Rama dhe kryeministrit grek, Aleksis Tsipras, takimi cili ka zgjatur 45 minuta.

Nga të dhënat mësohet se temë diskutimi ka qenë diskutimi i asaj çfarë u arrit nga takimi midis ministrave të Jashtëm të të dy vendeve, Bushati-Kotzias.

Gjithashtu kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale, ka njoftuar se është diskutuar për ?adresimin e çështjeve të bartura të së shkuarës, në funksion të çeljes së një kapitulli të ri partneriteti strategjik për të ardhmen .
Objektivi i përbashkët finalizimi i dialogut dhe nënshkrimi në pranverë i Dokumentit të Partneritetit Strategjik në Tiranë?.

Njoftohet se dy Kryeministrat do të takohen sërish në prill të këtij viti ne Athine. /CNA.al

Lajmet e fundit nga