LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mashtrimi me vizat/ Ambasada Amerikane zbardh skemën

25 Janar 2018, 13:51, Aktualitet CNA

Ambasada amerikane ka njoftuar që të bëhet kujdes me mashtrimet që bëhen me vizat amerikane nga individë të ndryshëm për qëllime përfitimi.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, ambasada amerikane ka njoftuar se ka kontakte nga individë të cilët kanë qenë viktima të mashtrimeve me vizat, duke përfshirë faqe interneti apo adresa që kërkojnë tarifa shtesë për të marrë një vizë.

Sipas ambasadës tarifa fikse për të marrë një vizë studentore ose turistike është 16 dollarë.

?Rregullisht, ne kontaktohemi nga individë që kanë qenë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë një vizë. Edukoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi! #PyetAnen ???- thuhet në njoftimin e ambasadës.

Lajmet e fundit nga