LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Auditimi i KLSH/ Agjencia për Zhvillim Bujqësor me mungesë efektivitetit

25 Janar 2018, 16:17, Aktualitet CNA

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin e auditimit të përformancës për ?Efektivitetin e granteve në AZHBR?, nga ku është arritur në përfundimin se AZHBR nuk ka arritur efektivitetin e synuar nga menaxhimi dhe administrimi i fondeve buxhetore për skemat kombëtare në Bujqësi.

Në rapotin e KLSH-së thuhet: “Menaxhimi i burimeve njerëzore ka shfaqur probleme në strukturimin organik, formimin bazë, rekrutimin, trajnimin dhe vlerësimin e performancës etj.; kanë rezultuar me mangësi vetë procedurat e subvencionimit për skemat kombëtare të analizuara në dinamikë për kushtet dhe kriteret e përfitimit, si dhe zbatimit të tyre nga ana e AZHBR; fondet e dhëna për informim kanë rezultuar jo efektive, pasi mjetet e komunikimit kanë qenë të kufizuara, informacioni i
pamjaftueshëm dhe jo cilësor, nuk është menaxhuar siç duhet etj.; financimet për mbrojtjen e ullirit nuk janë efektive, pasi nuk janë zbatuar siç duhet procedurat e prokurimit, nuk është vepruar në përputhje me kuadrin rregullator, verifikimet dhe monitorimet për këtë skemë nga AZHBR kanë qenë me mangësi, duke rritur premisat për abuzime nga ana e institucionit; fondet e investimeve të përfituara nuk janë shfrytëzuar si duhet në aspektin ekonomik, për të gjeneruar më pas të ardhura të mjaftueshme për të mbështetur zhvillimin e zinxhirit të vlerës që të mund të zhvillojnë projekte të besueshme për financim; ka munguar sektori i monitorimit për një periudhë 4-vjeçare, e si pasojë edhe monitorimi i skemave kombëtare të vogla dhe investimeve, duke e ulur ndjeshëm efektivitetin e fondeve të dhëna për ato.”

Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish të cilat kanë ulur efektivitetin  e përdorimit të fondeve buxhetore për bujqësinë nga ana e AZHBR:

15:00 Aktualitet

Netët e Rita Orës!

Këngëtarja me origjinë shqiptare vijon të jetë e përditshme ...

Lajmet e fundit nga