Connect with Us

Sot vajzat çmenden pas ‘Sarpit’, por dikur shokët talleshin me të, ja si e quanin

Aktualitet

Sot vajzat çmenden pas ‘Sarpit’, por dikur shokët talleshin me të, ja si e quanin

Publikuar

-

Çağatay Ulusoy është aktori simpatik turk që po çmend vitet e fundit jo vetëm vajzat turke, por edhe ato shqiptare, shumica prej të cilave kanë filluar ta pëlqejnë pas rolit të tij si “Sarp” në serialin “I infiltruari”.27-vjeçari, i cili është shpallur edhe “Modeli më i mirë i Turqisë”, në një intervistë në emisionin “Beyaz show”, zbuloi se shokët e tallnin në gjimnaz. Në një lidhje telefonike live në emision një fanse e Çağatay e pyeti a bëhet me nerva kur e thërrasin “Tashao”? “Askush nuk e di këtë emër, nga e di ti?”, e pyeti aktori fansen. “Kjo është sekret”, iu përgjigj ajo ndërsa Çağatay filloi të tregonte se çfarë kuptimi kishte ky emër. “Kur isha në shkollë, shokët talleshin me emrin tim dhe më quanin “Sha-sha” ose “Tashao” sepse rimonte me emrin tim. Ata më thërrisnin ndonjëherë “Shelish Shatay” që do të thotë “Çağatay punon”. Kur më thonin “Sha-sha”, mërzitesha pak, por “Tashao” jo”, tregoi aktori./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dhunohet me mjete të forta 21 vjeçari në Lezhë/ Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Publikuar

-

Nga

Dhunohet me mjete të forta 21 vjeçari në Lezhë/ Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Lezhë.

Sipas asaj që raporton Ballakan web, një i ri, 21 vjeç me inicialet G.K është dhunuar me mjete të forta.



I riu është dërguar në gjendje të rëndë shoku në Spitalin e Lezhës, ndërsa rasti është raportuar sot.

Policia ka nisur hetimet, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe ka shpallur në kërkim autorin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra alarmante në Kosovë/ 13 viktima në 24 orë, konfirmohen 171 raste pozitive

Publikuar

-

Nga

Shifra alarmante në Kosovë/ 13 viktima në 24 orë, konfirmohen 171 raste pozitive

Vijon të mbetet alarmante situata në Kosovë sipasojë e Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 13 persona nga koronavirusi, ndërsa janë regjistruar edhe 171 raste të reja.

Numri i personave që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 354.



Sipas IKSHPK-së, po ashtu janë shëruar edhe 190 persona.

“Numri total i rasteve pozitive është 10.590 raste nga 41.615 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 354 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shpërthejnë protestat në Bjellorusi/ Opozita nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Shpërthejnë protestat në Bjellorusi/ Opozita nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve

Bjellorusia thotë se udhëheqësi Aleksandër Lukashenko ka siguruar një fitore dërrmuese në garën presidenciale. Ai pritej të ndeshej me sfidën më të fortë zgjedhore që kur erdhi në pushtet në mes të viteve 1990. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Charles Maynes njofton se opozita ka deklaruar se nuk i njeh rezultatet duke ngritur akuza për manipulim votash. Si rezultat përkrahësit e opozitës kanë dalë në protesta që janë shoqëruar edhe me përleshje mes aktivistëve dhe forcave të rendit.

Pas numërimit të fletëvotimeve nga të gjitha zonat zgjedhore, Presidenti Lukashenko ka marrë afro 80% të votave.

Me këtë fitore ai vazhdon pas 26 vjetësh të qëndrojnë në pushtet për një mandat të ri. Ai paralajmëroi ata që mund të tentojnë të kundërshtojnë rezultatet.

“Zbatoni ligjin dhe ashtu do të zhduken të gjitha shqetësimet për shtypje,” tha ai.

Por protestuesit që u mblodhën të dielën në mbrëmje në Minsk dhe qytete të tjera, duke u përleshur me trupa të ministrisë së brendshme, nuk i shohin zgjedhjet si legjitime.

Demonstruesit thonë se zgjedhjet nuk ishin as të lira, as të drejta. Ashtu mendon edhe Perëndimi.

Pasi kundërshtarë të rëndësishëm nuk u lejuan të marrin pjesë, gratë e kandidatëve u futën në garë. Ndër ta u dallua Svetlana Tikhanovskaya, e cila hyri në garë pasi i shoqi, një bloger i njohur politik, u arrestua.

Megjithëse dhjetëra mijëra mbështetës të saj kanë dalë në protesta në mbarë vendin, në rezultate ajo ka dalë me më pak se 10% të votës.



“Nuk jemi dakord me këto rezultate. Kemi informata krejt të tjera,” thotë kandidatja.

Kandidatët që nuk u lejuan të konkurrojnë thonë se ka prova që gara u manipulua. Tani ata janë bashkuar në opozitë kundër zotit Lukashenko.

“Nuk duam të dalim në rrugë, të hidhemi në protesta. Por nuk na ka lënë zgjidhje tjetër,” thotë kandidati i paregjistruar presidencial, Valery Tsepkalo.

Zgjedhjet u zhvilluan ndërkohë që bota përleshet me koronavirusin, të cilin udhëheqësi bjellorus e ka cilësuar si histeri masive.

Me shtimin e numrit të të infektuarve, shoqëria civile u hodh në veprim për të pajisur spitalet dhe mjekët.

Aktivistët thonë se kjo iniciativë e shoqërisë civile po transformon edhe politikën bjelloruse:

“Bjellorusët nuk janë më të njëjtët që ishin para COVID-it. Kjo shihet në aktivizmin në shoqërinë civile, por edhe në marrëdhëniet mes njerëzve të thjeshtë. Po shohim ndryshime, duke filluar me mendësinë e njerëzve,” thotë aktivisti Andrej Stryzhak.

Zoti Lukashenko ka ndeshur edhe më parë sfida dhe ia ka dalë. Por kundërshtarët e tij thonë se këtë herë po shohim lindjen e një Bjellorusie të re./ VOA

LEXO TE PLOTE