Connect with Us

Shpëtim Idrizi: Rama është në ngërç në bisedimet me Greqinë

Aktualitet

Shpëtim Idrizi: Rama është në ngërç në bisedimet me Greqinë

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, i ftuar në studion e televizionit Report Tv, ka komentuar bisedimet që po zhvillohen mes Shqipërisë dhe Greqisë, për çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve.

Idrizi u shpreh se “Kryeministrin Edi Rama e pashënë ngërç në bisedimet mes delegacionit shqiptarv dhe atij grek, ndonëse në asamblenë e PDIU deklaroi se do ta kishte parësore çështjen çame.”

Sipas tij, pala shqiptare duhet të tregojë kujdes në marrëveshjet me Greqinë, ndërsa e akuzoi qeverinë për mungesë transparence lidhur me këto bisedime.

LEXO EDHE:  Posti i Punëve të Brendshme/ Moisiu zbulon lëvizjen e radhës së Metës

“Është “pesë me hiç” nëse ligji i luftës hiqet me një traktat miqësie. Pasi edhe traktati i 1996 mbaroi dhe nuk pati asnjë vlerë.U takua Bushati me Kotzias në Kretë, i futën edhe një valle greke, pastaj erdhi edhe Kotzias në Korçë dhe asgjë nuk u mor vesh se çfarë u diskutua. Ne i marrim vesh gjërat nga pala greke, pas takimit të parë Kotzias-Bushati u vu në zbatim marrëveshja për kërkimin e varreve greke”, u shpreh Idrizi. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Detaje nga atentati mafioz/ Autorët ishin maskuar si policë

Publikuar

-

Nga

50 vjeçari Bujar Çela është vrarë në orën 05.45 të mëngjesit të sotëm, sapo ka zbritur nga makina e tij për të pirë një kafe.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 4 autorë kanë qenë të veshur si policë dhe kanë pritur gjatë gjithë kohës tek lokali.

Në momentin që ai ka dal nga makina, në drejtim të lokalit, autorët e kanë qëlluar të gjithë njëkohësisht.

Sipas policisë dyshohet se atentatorët kanë përdorur armë zjarri pistoletë dhe se viktima është qëlluar nga vrasës profesionistë, të cilët janë siguruar që Çela të mos kishte asnjë mundësi reagimi.



Në vendngjarje ka shkuar menjëherë Policia e Elbasanit por dhe Forcat Speciale RENEA e FNSH nga Tirana që kanë nisur krehjen e zonës për kapjen e autorëve. Pak minuta pas kërkimeve, në fshatin Murrash, njësia administrative Papër, është gjetur një mjet tip Renault me targa AA 876 DC, tërësisht i djegur, i cili dyshohet se është i autorëve.

LEXO EDHE:  Studentët e Vlorës i tregojnë vendin Ramës

LEXO EDHE:  Shqipëri-Kosovë me një President?/ Zbardhet skenari i Ramës

Policia ka sekuestruar dhe pamjet e kamerave të zonës, për të zbuluar më tepër lidhur me detajet e ngjarjes dhe gjithashtu edhe për të arrestuar autorët. Për këtë arsye në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit janë ngritur pika kontrolli.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

U ekzekutua me breshëri plumbash/ Kush është Bujar Çela, puna që bënte

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të mëngjesit të sotëm në Bradashesh të Elbasanit, ku 50-vjeçari Bujar Çela u ekzekutua me breshëri plumbash nga katër autorë të maskuar.

Mësohet se katër autorët kanë qëlluar njëkohësisht me armë në drejtim të Çelës, ndërsa ky i fundit po zbriste nga makina dhe po futej për të pirë kafen e mëngjesit në një lokal që qëndronte 24 orë i hapur.

Por, kush është Bujar Çela

Bujar Çela punonte si taksist pa licencë. Ai priste udhëtarët që vinin me autobusët e Greqisë.

Burimet bëjnë të ditur se Bujar Çela, është vëllai i Talo Çelës, një personazh i njohur i botës së krimit.

LEXO EDHE:  Studentët e Vlorës i tregojnë vendin Ramës

LEXO EDHE:  Shqipëri-Kosovë me një President?/ Zbardhet skenari i Ramës

Talo Çela është një nga autorët e grabitjes së 4.6 mln eurove në Rinas në 9 prill 2019.

Talo Çela, vëllai i viktimës

Talo Çela, gjithashtu dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërve Haxhia në Durrës.

Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, i arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia./ CNA.al



Vrasja e Bujar Çelës/ Gjendet e djegur makina e autorëve  

Ekzekutimi mafioz në Elbasan/ Zbardhen detajet, kush është vëllai i viktimës

Plumbat trondisin Elbasanin/ Ekzekutohet nga 4 atentatorë vëllai i Talo Çelës

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e Bujar Çelës/ Gjendet e djegur makina e autorëve  

Publikuar

-

Nga

Pas vrasjes së Bujar Çelës, mëngjesin e sotëm në Elbasan mësohet se një makinë është gjendur e djegur në fshatin Murras.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se makina iu përket autorëve të vrasjes së 50-vjeçarit.

Kujtojmë këtu se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:45 të mëngjesit të sotëm, në Bradashesh të Elbasanit, ku Bujar Çela u ekzekutua me një breshëri plumbash nga katër atentatorë.

Dyshohet se vrasja është bërë për hakmarrje.

Bujar Çela, është vëllai i Talo Çelës, një personazhi të famshëm të botës së krimit në Elbasan Talo Çelës, një nga personat më të kërkuar në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Ngjela zbulon ngjashmëritë e Ramës me Enver Hoxhën/ Pse ligji “anti-shpifje” është një hiç

LEXO EDHE:  Mbërrijnë negociatorët në Tiranë/ Takim urgjent me Ramën dhe Metën në Kuvend

Mësohet se autorët e kishin ndjekur 50- vjeçarin  dhe kanë qëlluar njëkohësisht me pistoletë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur.



Vëllai I viktimës, Talo Çela është në kërkim për grabitjen e Rinasit në prill të 2019, teksa më pas dyshohet se ishte i përfshirë edhe në vrasjen e vëllezërve Haxhiaj në Durrës, që dyshohet se është ngjarje seri pas grabitjes së famshme të 4.6 milionë eurove në aeroport.

Ekzekutimi mafioz në Elbasan/ Zbardhen detajet, kush është vëllai i viktimës

Plumbat trondisin Elbasanin/ Ekzekutohet nga 4 atentatorë vëllai i Talo Çelës

LEXO TE PLOTE