Aktualitet
Nuk përmbushin kushtet për zonën Shengen/ Riatdhesohen 51 shqiptarë
Policia e Shtetit vijon punën për parandalimin e fenomenit të migracionit të paligjshëm.
Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit nga Policia Kufitare janë riatdhesuar 51 shtetas shqiptarë, të deportuar, si dhe u është refuzuar dalja 35 shtetasve shqiptarë, pasi nuk përmbushnin kushtet për të lëvizur në zonën Shengen.
Gjithashtu bëhet e ditur se për shtetasin me iniciale S.D., 57 vjeç, janë referuar materialet në Prokurori për veprën penale të “Braktisjes së fëmijës”.
Mësohet se në datën 13 janar 2018, S.D ka udhëtuar nga Porti i Vlorës në drejtim të Italisë së bashku me djalin 17 vjeçar dhe është kthyer në Shqipëri një ditë më parë, pa të.
Ndërkohë policia është duke vijuar punën për zbatimin e legjislacionit kundër migracionit të paligjshëm. /CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

Video-Meta largon eskortat/ Vizitë misterioze në një banesë në Vlorë
Duke qenë se zgjedhjet po afrojnë dhe sondazhet treguan se LSI po shkon drejt shkrirjes, presidenti Ilir Meta është vënë në lëvizje për të shpëtuar...