Connect with Us

Deklarata e fortë e Ngjelës/ Varret fantazmë të ushtarëve grekë duan të rikrijojnë fantazmën e Vorio-Epirit

Aktualitet

Deklarata e fortë e Ngjelës/ Varret fantazmë të ushtarëve grekë duan të rikrijojnë fantazmën e Vorio-Epirit

Publikuar

-

Në lidhje me vendimin për varrezat e ushtarëve greke në Shqipëri, të rënë në krye të detyrës gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se ‘varret fantazmë të ushtarëve grekë në Shqipëri po duan të rikrijojnë fantazmën e Vorio-Epirit’. Mes të tjerash Ngjela tha se kjo është një manovër qesharake që kërkohet të arrihet me injorancën e kryeministrit Rama, ndërsa shtoi se ai i trembet Reformës në Drejtësi.

Postimi i plotë:

Marrëveshja jopolitike dhe kundër dinjitetit kombëtar e kryeministrit Edi Rama për varrezat e ushtarëve grekë – sëmundje e vjetër antishqiptare e kryeministrave shqiptarë.

  1. Varret fantazmë të ushtarëve grekë në Shqipëri po duan të rikrijojnë fantazmën e Vorio-Epirit.

Vorio-Epiri është ide e krijuar nga pushtuesit grekë që, me ndihmën e fuqive të mëdha, në vitin 1913, kanë pushtuar si aneksim tokat shqiptare nga Jania e deri në Prevezë në favor të Greqisë.

Risjellja në kujtesë e varreve të ushtarëve grekë, s’bën gjë tjetër veçse evokon sërish orekset pushtuese greke.
Por Tani, pas fuqizimit të Shqipërisë në Perëndimi, kjo është një manovër qesharake që kërkohet të arrihet me injorancën e kryeministrit aktual të Shqipërisë, që duket se është i trembur nga Reforma në Drejtësi.

Ky është një akt anormal për qeverinë shqiptare dhe për një kryeministër që niset për të mbrojtur Çamërinë dhe përfundon në fantazmën groteske greke të Vorio-Epirit.

Përpara se sa të flitet për varre ushtarësh pushtuesë; çdo qeveri shqiptare duhet të kërkojë varret e shqiptarëve të vrarë gjatë masakrës genocidiale kundër çamëve në Greqi; duhet të kërkojë dëmshpërblimin për çdo shqiptar çam të vrarë në vitin 1945; duhet të kërkojë dëmshpërblimin për çdo shqiptar që është shpërngulur nga trojet e veta etnike si dëm material; duhet të kërkojë dëmin material që i është shkaktuar shtetit shqiptar si pasojë e genocidit antiçam për strehimin e
Shqiptarëve etnikë të shpërngulur nga trojet e tyre mijravjeçare; duhet të kërkojë kthimin e të gjitha pronave të shqiptarëve etnikë çamë në Çamëri, kudo ku çamët i kanë pasur ato në Greqi; duhet të kërkojë kthimin në Çamëri të të gjithë shqiptarëve çamë të shpërngulur me masakër nga trojet e tyre; duhet të kërkojë autonominë e Çamërisë; dhe, në fund, të gjitha këto duhet t’i potencojë si kërkesë historike me anë të aleancës shqiotaro- amerikanë.

Padrejtësinë shqiptare e kanë krijuar fuqitë e mëdha: Franca dhe Rusia, se pushtuesit grekë shqiptarët i kishim mbytur dhe me gurë.
Por duhet të kujtohemi se shqiptarët sot janë në aleancë me fuqinë më të madhe dhe të vetme botërore.

Megjithatë, kuptohet se shqiptarët sot nuk e kanë një kryeministër që të potencojë dinjitetin shqiptar dhe të strukturojë skemën historike për bashkimin kombëtar shqiptar, ashtu siç kuptohet që po e kërkon politika amerikane.

  1. Shqipëria sot gjendet tamam si në vitin 1999, përpara se të fillonin bombardimet kundër Jugosllavisë; por edhe atëherë, që qeveria shqiptare të bashkohej me mendimin amerikan për bombardimet e Jugosllavisë, u desh të rrëzoheshin dy kryeministra rresht: Sali Berisha dhe Fatos Nano.
LEXO EDHE:  Spartak Ngjela "përzë" të ftuarit/ Çfarë ndodh në emisionet politike

Politika amerikanë e kishte provuar atëherë se, me këta dy kryeminustra nuk mund të bëheshin bombardimet kundër Beogradit. Prandaj ajo i rrëzoi të dy.
Por duhet thënë se, deri tani, vetëm një kryeministër i është përgjigjur skemës amerikano- gjermane për ngritjen reale të shqiptarizimit në Ballkanin Perëndimor, si i vetmi aleat real amerikan në Ballkan – dhe ai ka qënë Pandeli Majko.
Ky ishte kryeministri shqiptar që iu dha udhë reale bombardimeve për çlirimin e Kosovës.
Të tjerët, në forma të ndyshme, kanë shitur interesin kombëtar te fqinjët pushtues për të garantuar pushtetin e tyte; dhe, në fund, kanë rënë në korrupsion: kanë vjedhur mjetet monetare të shtetit shqiptar dhe kanë bllokuar zhvillimin; por të gjithë janë kryeministra-kunguj; që vetëm kanë vjedhë shqiptarët.

Po ky i sotmi?
Është e njëjta prerje me paraardhësit e tij, por, nëse do të vijojë kështu, duhet ndërruar.

lll.
Shqiptarët duhet ta dinë mirë sot se me një kryeministër që niset për Çamërinë dhe përfundon në fantazmogorinë pushtuese të Vorio-Epirit, nuk mund të kenë të sigurt asgjë.
Sëmundja e kryeministrave shqiptarë, që nga Ahmet Zogu deri te ky i sotmi duhet shrrënjosur në Shqipëri; sepse në të kundërt shqiptarët nuk mund të kenë perspektivë zhvillimi.

Sot që ka dalë në pahun e historisë aleanca shqiptaro-amerikane për politikën ballkanike, një kryeministër si ky që është, përbën vetëm pengesë dhe rrezik për zhvillimin shqiptar dhe për vetë aleancën me Uashingtonin dhe Berlini.

Çdo politike e re ka kohën e saj, ku ajo ose konsumohet, ose humbet. Shqiptarët duhet të nxitojnë se ky është një fat i madh historik për zhvillimin e tyre, por që ka afër tete vjet që po pengohet nga dy kryeministra fantazmë – Sali Berisha dhe Edi Rama.

Tani që të dy janë futur në udhën e likuidimi të tyre, por që, duke parë marrëveshjen e fundit për varret e ushtarëve grekë, kuptojmë se ende po vijon në Shqipëri vallja makabër e Esat Toptanit.

Po amerikanët çdo bëjnë?
Duhet të veprojnë si në vitin 1999; kur gjetën Pandeli Majkon dhe e çuan skemën deri në çlirimin e Kosovës.

Sigurisht, edhe maxhoranca socialiste duhet ta ketë parasysh këtë, sepse nuk e ka pasur të lehtë që të jetë partnere me politikën amerikane, por, përderisa tani e ka arritur këtë, duhet të dijë të manovrojë brenda frymës që po kjo mazhorancë, me kryeministrin e vet, në vitin 1999, diti të ndihmojë realisht në çlirimin e Kosovës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. muhamet qeflliu

    24 Janar, 2018 at 10:48 pm

    doli edhe ky karri me zile
    po tani corben e kujt po ha qe po ben sikur i nxihet karri per shqiperine e jugut ku pervec bregdetit nuk besoj se ka qene ndonjehere pas 1997

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Spartak Ngjela zbulon lidhjen e Edi Ramës me çështjen “Babalja”

LEXO EDHE:  Meta e bleu çmimin “Luani i Artë",75 mijë euro?/ Spartak Ngjela paralajmëron Presidentin

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Spartak Ngjela zbulon lidhjen e Edi Ramës me çështjen “Babalja”

LEXO EDHE:  Sulmi ndaj Sahit Dollapit/ Ngjela: Gabimi i tij, largimi me vrap

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: