LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bardhi: Kozma Jano duhet përjashtuar

24 Janar 2018, 16:31, Aktualitet CNA

Eksperti ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i ftuar në studion e lajmeve në “Fax News”, ka komentuar prezencën si kandidat të Kozma Jano-s në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Bardhi është shprehur se Jano duhet të ishte përjashtuar që kur dolën dokumentet të cilat e përflasin atë si bashkëpunëtor të ish-sigurimit.

?Kozma Jano duhet të ishte përjashtuar, pasi ka vendim në vitin ?96 që ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Jano duhet të tërhiqet nga gara dhe të lerë të tjerët të vijojnë  me garën?,- u shpreh Gazmend Bardhi. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga