LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Ivanoviç/ Ja kush është i dyshuari kryesor

23 Janar 2018, 11:16, Aktualitet CNA

Mediat kosovare shkruajnë se vrasja e Oliver Ivanoviçit mund të jetë kryer nga grupi i Milan Radojçiqit, i cili ka raporte të mira me strukturat udhëheqëse të Serbisë

Gjithashtu në media thuhet se vrasësi i Ivanoviçit kishte qëlluar disa herë mbi të ndërkohë që makina e tij ?Opel? me të cilën ishte larguar dhe e cila ishte gjetur e djegur më pas, ishte parë e parkuar disa herë aty ku parkoheshin edhe veturat e Millan Radojçiqit dhe të grupit të tij.
Burimet thonë se dy ditë para vrasjes së Ivanoviçit, dy persona, identiteti i të cilëve nuk dihet, ishin në zyrën e Milanit.

Edhe bashkëshortja e Oliver Ivanoviçit kishte deklaruar se personi që vrau Oliverin mori urdhër nga Milan Radojçiç dhe grupi i tij.

Po ashtu, thuhet se më 27 korrik të vitit 2017, kur kandidatura e Oliver Ivanoviç për kryetar të Mitrovicës Veriore ishte bërë zyrtare, Milan Radojçiç kishte deklaruar se ai do t?i fillojë kërcënimet karshi tij dhe se nëse nuk heq dorë, do ta vrasë atë.

Kjo pasi, Ivanoviç ishte i padëshiruar nga shteti serb pasi thuhej se nuk po bënte asgjë për të mirë të serbëve të Kosovës.

Ndërkaq, më 28 shtator të vitit 2017, automjeti privat i Ivanoviçit ishte kallur si kërcënim direkt ndaj tij dhe kandidaturës së tij për kryetar të komunës së Mitrovicës Veriore.

Burimet, po ashtu, thonë se po më 28 shtator të vitit 2017, Oliver Ivanoviç kishte deklaruar se ?situata kishte ndryshuar për të keq. Frika e njerëzve është e paparashikueshme. Këta njerëz nuk kanë frikë nga shqiptarët por nga serbët, të cilët vozisin automjete Jeep-a pa targa të regjistrimit?.

Ivanoviç kishte paralajmëruar ndër të tjera edhe mundësinë e eskalimit të situatës në Mitrovicën e Veriut.

Ministri për Kosovën në Qeverinë Serbe, Marko Gjuriqç, kishte akuzuar Oliver Ivanoviçin gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovës, duke thënë se ai ka bashkëpunim me autoritetet mbrojtëse të Kosovës.

Oliver Ivanoviç është vrarë më 16 janar të këtij viti rreth orës 8:00, derisa po hynte në selinë e partisë së tij.

Vrasja e tij ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë dhe jashtë saj.

Ai është varrosur në Beograd më 18 janar në kompleksin e varrezave.

Lajmet e fundit nga