Connect with Us

Video/ Skandali me 10 mijë Euro te ALUIZNI

Aktualitet

Video/ Skandali me 10 mijë Euro te ALUIZNI

Publikuar

-

Në studion e emisionit “Stop” ishte i ftuar kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, i cili foli për problemet e institucionit që drejton, pak ditë pas mbledhjes që kryeministri Rama zhvilloi me drejtorët rajonalë të ALUIZNI-t dhe Hipotekave.

Gjatë bisedës Lame përballet me një video-regjistrim të një qytetari me juristin e këtij institucioni, i cili iu drejtua qytetarit duke e pyetur “nëse ka folur me një tjetër person” të rrjetit brenda ALUIZNI-t.

Më pas qytetari u ul e bisedoi me rojen e institucionit, nga ku mori garancinë se me 10 mijë euro hoteli i tij 5-katësh dhe me probleme, do të marrë certifikatën e legalizmit brenda 3 javësh.

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t u shpreh se institucioni që drejton ka një emërtim të gjatë e “të tmerrshëm”.

Në pjesën e parë të emisionit “Stop” u trajtua rasti i Shqiponja Agalliut, e cila kishte shtëpinë në proces legalizimi, kur i shoqi u nda nga jeta. Pas odisesë për të kaluar në emrin e saj shtëpinë, emisioni “Stop” i zgjidh problemin, që po i kushtonte shumë zvarritje dhe 5 milionë lekë të vjetra.

Artan Lame tha se Shqiponja e kishte sjellë dokumentin që i shoqi kishte ndërruar jetë, por ky dokument nuk ishte përfshirë në dosje, ndaj dhe legalizimi i pronës ishte bërë në emrin e të shoqit.

Ai pranoi që ALUIZNI e meritonte “goditjen” që mori nga emisioni “Stop” sepse i vonoi procedurën dhe e solli vërdallë Shqiponja Agalliun.  

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t tha se njëri nga punonjësit që e kanë shkaktuar këtë gjë u shkarkua nga puna, ndërsa tjetri mori vërejtje me paralajmërim dhe tanimë është “me njollë në biografi”.

Saimir Kodra u shpreh: “Gabimet e mjekut dhe ALUIZNI-t i mbulon dheu, por kur do mbarojnë legalizimet në Shqipëri?”.

Lame iu përgjigj se ato nuk do mbarojnë kurrë sepse ndërtime pa leje ka kudo, madje edhe në Zvicër.

Kodra gjithashtu e pyeti nëse në institucionin që drejton ekziston korrupsioni, çka Artan Lame e pohoi.

Ndaj, Artan Lame dhe dy moderatorët e emisionit “Stop” ndoqën një kamera të fshehtë, të përgatitur nga kjo e fundit, ku shfaqet juristi i ALUIZNI-t duke komunikuar me një qytetar për një hotel pa leje.

Qytetari – S’na e var fare, as s’flet fare, nuk e ke ndërmend me fol fare. Do që të pijmë kafe bashkë?

Juristi i ALUIZNI-t – Jo! Dola me fol në telefon. Çfarë problemesh ke?

Qytetari – Problemin e kam … nuk e di a të kujtohet se jemi taku dhe njëherë tjetër bashkë.

Juristi i ALUIZNI-t – Po s’i mbaj mend se njoh shumë njerëz, të mbaj mend si fytyrë, por nuk të njoha.

Qytetari – E di, s’e kam, se s’më mban mend.

Juristi i ALUIZNI-t – Ee…

Qytetari – Edhe tani … me u taku as …

Juristi i ALUIZNI-t – Çfarë është?

Qytetari – Hotel pesë katësh. Fol, a mundesh me maru punë? 3 herë i kam bo matjet.

Juristi i ALUIZNI-t – S’kam çfarë të të them. E marr naj përgjigje.

A ke fol me xxxx?

Qytetari – Ja ku e ke! Vetëm rri tu qesh.

Roja – Prit një sekondë, sa të vijë ai! Të tha gjë?

Pasi pa këto pamje, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t u shpreh me humor se nuk ishte ai që po priste qytetari.

Ai tha se ka shumë denoncime nga qytetarët, të cilat ndahen në kategori.

“Një është kategoria e “hienave” që rrrinë rreth institucionit, sekserë që rrinë dhe nuk kanë gjë në dorë, por provojnë të gjuajnë diçka dhe kategoria e të brendshmëve që është dhe më e keqja. Shkatërron të gjithë imazhin e institucionit, të gjithë besimin që kanë njerëzit, krijon perceptimin që pa lekë nuk bëhet gjë. Unë e them dhe një herë me shaka, në 140 mijë legalizime që u bënë, sikur të kisha marrë unga 1000 a 2000 euro, do kisha marrë 140 milionë euro në shtëpi. Imagjinohe sa e rëndësishmë është ndjekja e këtyre rasteve”, tha Artan Lame.

LEXO EDHE:  Absurdi i gjobës 3 milion lekëshe/ Kryeinspektori: Drejtohuni te Administrativja

Moderatori i emisionit “Stop” pyeti nëse ekziston ndonjë mekanizëm në institucione për të frenuar këtë fenomen korrupsioni.

“Kam treguar këtu me pamje fukarenj që s’i prek mjeku me dorë po s’i dhe 300-400-500 mijë lekësh. Po hamendësoj përsa kohë nuk i vajta deri në fund kësaj historie sepse janë shumë para, siç do e shohësh. Përsa kohë prokuroria e këtij vendi nuk na ka thyer qoftë edhe 1 lekë nga ato që ne kemi paguar. Të gjitha paratë që kemi paguar për kamerat e fshehta, janë mbyllur hetimet, kanë dalë të pafajshëm. Janë ndjekur, por ka marrë prokurori i çështjes ndonjë lekë, gjykatësi edhe i rroftë Aleksandër Frangajt dhe “Stop”-it që paguan para për të denoncuar fenomene negative. Në këtë rast nuk mund t’i shkoja dot deri në fund sepse shuma që roja e institucionit na kërkon është …”, shtoi ai.

Roja – E kam pa, tha ai. Tha që bëhet, por më ka dhënë një pazar … i bie pastaj vendose vetë.

Qytetari – Çfarë pazari?

Roja – 10 mijë euro dhe për tre javë merr lejen. Kështu i kanë thanë ata, shefat andej.

Qytetari – A është muhabet i sigurtë?

Roja  I sigurt me 1 milion përqind, për tre javë e merr lejen.

Qytetari – 10 mijë euro?

Roja  Po! Se është me problem,a e di?  Se në përgjithësi marrin 5-6, po nuk pati probleme.

Qytetari – Nëqoftëse e kap pastaj, merr dëmshpërblim?

Roja – Nuk diskutohet! Si të merret leja, le ta prishin ata çdo ditë … Tha au, po mos të kishte probleme, 5, 6 (mijë euro) maksimumi e kishte bërë.

Drejtori i këtij institucioni, që u shfaq me zë e figurë që ekziston korrupsioni, tha se do të donte që emisioni “Stop” ta kishte çuar deri në fund kamerën e fshehtë, në mënyrë që të kuptonte mekanizmin e ndarjes. Por Saimir Kodra iu përgjigj se i dhimbseshin shumë 10 mijë eurot që do të shpenzoheshin vetëm për të gjetur një emër, pasi as nuk kishte se ku t’i gjente.

Artan Lame u shpreh se ka vendosur disa kushte për ALUIZNI-n, si përshembull vendosja e drejtorive në presion për të ruajtur një ritëm të caktuar për legalizimet.

“Rregullimi numër një dhe më i rëndësishmi është heqja e kontaktit të punonjësve me qytetarët. Kjo luftë e jona në përballje me fenomenin duhet të shtohet edhe më tepër në raport me mandatin e kaluar. Për shkak se pjesa e mjaltit të legalizimeve, pra pjesa që bëhej shpejt dhe mund ta merrje medaljen shpejt e kollaj, pak a shumë ka mbaruar. Vetëm duke qenë bashkë mund ta çojmë përpara procesin. Na ndihmoni që ta bëjmë bashkë, por jo si roja që nxorrët”.

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t e përmbylli duke thënë se përdori emisionin “Stop” për të tërhequr vëmendjen për fenomenin e legalizimit dhe mitmarrjes dhe theskoi se është mirë të përdoresh për gjëra të tilla. Por moderatori i emisionit “Stop” i tha se edhe ata e përdorën për të nxjerrë një kamera të fshehtë dhe e falenderoi për prezencën e tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  STOP publikon skandalin/ E reja bie në dashuri me Bushatin dhe Veliajn, shkon tek fallxhorja për…

LEXO EDHE:  Skandali në Fier/ ALUIZNI kapet duke vjedhur

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  U përfshi disa herë nga flakët/Çfarë ndodh ende në spital (video-Stop)

LEXO EDHE:  Skandali në Fier/ ALUIZNI kapet duke vjedhur

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: