LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Ja, momenti kur u arrestua i shumëkërkuari për drogë dhe armë

23 Janar 2018, 10:51, Aktualitet CNA

43-vjeçari Gazmend Biraci ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim  armëmbajtje pa leje dhe prodhim, shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Biraci u arrestua në vendin ku qëndronte i fshehur në fshatin Kllojkë.

Ndalimi i tij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësore Tiranë me vendim e datës 14.12.2017 e ka dënuar me 9 (nëntë) vjet burgim për veprat penale ?Prodhim e shitje e narkotikeve? dhe ?Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake? parashikuar nga nenet 283-25 dhe 278-25 të Kodit Pena

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim me datë 12.10.2016. Ai  dyshohej se ishte bashkëpunëtor për veprat penale ?Prodhim e shitje e narkotikeve? dhe ?Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake?, ku gjatë operacionit të bërë ne fshatin ?Kllojkë? u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale, 79.6 kilogram lëndë narkotike e llojit ?Cannabis Sattiva?, dhe 6 armë zjarri.

Njoftimi i policisë

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale ?Prodhim e shitje e narkotikeve? dhe ?Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake?

Më datë 23.01.2018, në fshatin Kllojkë, në bazë të dhënave të siguruara në rrugë operative nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë nr 1, është bërë e mundur kapja e shtetasit të shumëkërkuar Gazmend Biraci, 43 vjeç, banues në fshatin Kllojkë, Tiranë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim me datë 12.10.2016, i cili dyshohej se ishte bashkëpuntor për veprat penale ?Prodhim e shitje e narkotikeve? dhe ?Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake?, ku gjate operacionit të bërë ne fshatin ?Kllojkë? u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale, 79.6 kilogram lëndë narkotike e llojit ?Cannabis Sattiva?, dhe 6 armë zjarri.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësore Tiranë me vendim e datës 14.12.2017 e ka dënuar me 9 (nëntë) vjet burgim për veprat penale ?Prodhim e shitje e narkotikeve? dhe ?Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake? parashikuar nga nenet 283-25 dhe 278-25 të Kodit Penal.

 

 

 

Lajmet e fundit nga