LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi Bushati-Kotzias/ Lubonja: Kishte mungesë transparence

23 Janar 2018, 16:17, Aktualitet CNA

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, teksa ka komentuar takimin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati me homologun e tij grek, Nikos Kotzias është shprehur se në këtë takim ka pasur mungesë të theksuar transparence.

Lubonja ka dhënë shembullin e varreve greke.

“Takimi Bushti-Kotzias u bë në mungesë të theksuar transparence. Nuk ka tranparencë. Tek ne duket sikur duam të marrim vorio-epirin grekëve. Është dhe një problem historik që ne populli nuk e kemi shumë të qartë, pasi kjo flitet si një çështje politike dhe ne jemi lënë jashtë”,-u shpreh Lubonja. /CNA.al

Lajmet e fundit nga