LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënim-Qytetarët “pisanjosë” të Tiranës/ Pse hesht Veliaj për vdekjen Arditit 17 vjeçar?

23 Janar 2018, 15:46, Aktualitet CNA

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në konferencën e mbajtur sot mbi Financimin e Shërbimeve Mjedisore në Nivel Vendor, pas Ndarjes Administrativo-Territoriale ka ?sulmuar? qytetarët, duke i etiketuar si pisanjosë që vetëm dinë të mburren.

Sipas tij,Tirana pastrohet tre herë në ditë, por qytetarët janë pisanjosë dhe vetëm dinë të mburren ?o sa mirë me qenë shqiptarë?.

Me tonin  një kompetenti, Veliaj ka fajësuar qytetarët për mospastërtinë e Tiranës, duke vijuar të mburret me nismën e largimit të qeseve plastikë nga marketet dhe supermarketet.

?Përmbytjet treguan se kjo nismë ka funksionuar?, është mburrur Veliaj para të pranishmëve.

Askush nuk është kundër ndryshimeve pozitive dhe në të mirë të qytetarëve, por Tirana në pjesën më të madhe të saj, është mbuluar nga mbeturina, balta dhe rrugë të pashtruara e puseta të hapura.

Mbi të gjitha mbi ?kryeqytetin vjenez? të Erion Veliajt rëndon vdekja tragjike e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj.

Veliaj ?sulmon? dhe i quan pisanjosë qytetarët, pyetja shtrohet se ku e radhit veten dhe se a ka ndonjë përgjegjësi ai për humbjen e jetës së të miturit në landfillin e Sharrës?

Edhe pse ka kaluar nga vdekja tragjike e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, në landfillin e Sharrës për shkak të mungesës së kushteve teknike dhe një kontrate abuzive mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë që menaxhonte mbetjet, ende nuk ka asnjë sqarim, keqardhje apo kërkim falje nga kryebashkiaku Veliaj.

?Duhet të pyesni prokurorinë. Është një pyetje shumë e mirë që duhet t?ia bëni prokurorisë. Ky është një qytet ky ndodhin çdo ditë aksidente. Në një qytet të madh këto ndodhin gjithë kohën?, ka deklaruar më herët Veliaj, pyetur nga mediat nëse ndien përgjegjësi për vdekjen e 17 vjeçarit./CNA.al

Lajmet e fundit nga