LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëfehet Kei, lesbikja shqiptare: Gjithmonë më kanë pëlqyer femrat

23 Janar 2018, 09:55, Aktualitet CNA

Të gjithë e mbajnë mend Kein, vajza me prirje lesbike, e cila ishte pjesëmarrëse në edicionin e fundit të ?BB?.
Kejda Jahja, e njohur shkurt si Kei, ka deklaruar se gjithmonë i kanë pëlqyer fermat dhe për këtë nuk ka pasur kurrë mëdyshje.

Kei u shpreh për ?Pasdite në TCH?:

Kur ishim të vegjël, vajzat rrinin me shoqet, ndërsa unë rrija me shokët. Mua më kanë pëlqyer gjithmonë femrat.?
Por, çfarë mban mend Kei nga eksperienca e saj në spektaklin ku vëzhgohej 24 orë në 24 nga kamerat?

Kei tha që ishte e vështirë për prindërit e saj, duke kujtuar:

Brenda vetes e kisha dilemën: të futem apo jo në Big Brother. Ka qenë shumë e vështirë në fillim, sidomos për familjarët e mi, nga opinionet e njerëzve, pasi po futeshin në shtëpi dy femra lesbike. Por, më pas, u zbut ai mendim. Unë mendoj që duke i njohur njerëzit, nuk ka më rëndësi se çfarë preference seksuale kanë. Unë shpresoj që ta kem ndryshuar sadopak mentalitetin shqiptar.?/CityNews

Lajmet e fundit nga