Connect with Us

Rama apo Blushi?/ Ja kë zgjedh Mimoza Hafizi

Aktualitet

Rama apo Blushi?/ Ja kë zgjedh Mimoza Hafizi

Publikuar

-

Teksa ka vijuar komentimin e vijueshmërisë politike të LIBRA-s, Mimoza Hafizi, e vënë përpallë një zgjedhjeje, Rama apo Blushi si drejtues partie, është shprehur se kanë pasur të njejtën sjellje si kryesues.

Më tej Hafizi ka thënë se ajo që ka ndodhur së fundmi në LIBRA është edhe më e rëndë.

Vasili: Rama apo Blushi si drejtues partie?

LEXO EDHE:  Shkullaku “shpërthen” live në emision/ "Edi Rama ja ka marrë ko*et gjithë burrave dhe ja ka shtrydhur"

Hafizi: Kanë pasur të njejtën sjellje në lidhje me drejtimin. Madje ajo që ndodhi në libra ishte më e rëndë, bëhet fjalë për fyerjen e një gruaje. Duhet të them se LIBRA më ka lënë një shije shumë të hidhur ditët e fundit. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Publikuar

-

Nga

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë.

Shkarkimi i tij u bë me propozimin e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç. Për shkarkimin e tij votuan 43 nga 81 deputetet e parlamentit malazez, ndërsa 27 ishin kundër. Propozimi u mbështet edhe nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviç, që është në opozitë.

Kryeministri Zdravko Krivokapiç, propozoi shkarkimin e ministrit Leposaviç, pasi që në një seancë parlamentare më 26 mars të këtij viti, ai tha se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të ashpra në opinionin vendas e ndërkombëtar. Kritikët thanë se ministri Leposaviç sfidoi edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, që ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Kryeministri Krivokapiç tha se Vladimir Leposaviç, si ministër ka qenë i detyruar që t’i përgjigjej pyetjes parlamentare rreth Srebrenicës në frymën e politikës së qeverisë, e jo në frymën e debatit akademik.

LEXO EDHE:  Meta ironizon Ramën/ Një herë edhe mund të mbahet fjala se nuk bëhet kiameti!

LEXO EDHE:  Dokumentat/ Rama iu jep mijëra metra katrorë pronë publike miqve dhe klientëve të tij

“I kam kërkuar dorëheqjen sepse është më mirë që me një akt personal, të tregojmë përgjegjësi”, tha kryeministri Krivokapiç.

Megjithatë, ministri Leposaviç nuk pranoi të ofrojë dorëheqje, pasi u mbështet edhe nga një shumicë e deputetëve proserb pjesë e partive në pushtet. Partia pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik, e mbështeti ministrin duke vlerësuar se “Leposaviç nuk tha asgjë që nuk është pozicioni i çdo serbi në Mal të Zi”.

Pjesëtarët e kësaj partie paralajmëruan se shkarkimi i tij mund të çojë në rënien e qeverisë malazeze ditëve në vijim.

Parlamenti malazez po ashtu miratoi një rezolutë me të cilën ndalohet mohimi i gjenocidit ne Srebrenicë. Në mbështetje të rezolutës votuan 55 deputetë, 19 ishin kundër dhe 7 veta abstenuan.

Në korrik të vitit 1995, forcat e serbëve të Bosnjës pushtuan Srebrenicën, një qytetit që ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Më shumë se 8 mijë burra e djem boshnjakë u ekzekutuan dhe trupat e tyre u hodhën në varreza masive në zonë. Ajo ishte ngjarja më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe u shpall si gjenocid nga gjykatat e Kombeve të Bashkuara./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Një 51-vjeçar  ka humbur jetën pasditen e sotme në Kosovë, pasi që është goditur nga rrufeja.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovë për Rajonin e Pejës.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha Rugova./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Publikuar

-

Nga

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Analisti Shpëtim Nazarko, ka analizuar mbrëmjen e sotme humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Tkurrjen e mbështetjes për PD-në, ai e lidh me aleancat që Lulzim Basha ka lidhur gjatë kohës që ka qëndruar në opozitë.

Nazarko tha në emisionin “Real Story” se kreu i PD-së ka humbur shumë vota për shkak të aleancës së tij LSI-në.

Unë mendoj që Basha do të fitonte normalisht, sepse ka disa pika që gjykoj si një njeri që spostohem prapa në histori. Një nga gabimet e mëdha është që ai ka thënë njeri Berishës, kur bëri aleancë me Metën, deri kur do të bëhej ajo? Ja pse unë do e zgjidhja prapë Bashën në krye të PD. Unë pëlqej që ngjarjet t’i gjykoj si një njeri që rri 10 vite prapa.

LEXO EDHE:  Shpërthen Astrit Patozi/Basha dhe Rama janë si nata me ditën, ja fakti

LEXO EDHE:  Dokumentat/ Rama iu jep mijëra metra katrorë pronë publike miqve dhe klientëve të tij

Nga 2009 deri në vitin 2021 PD ka humbur dhe unë mendoj që Basha tani, ka humbur për shkak ë aleancës me LSI-në, sepse janë 160 mijë vota. Këto vota Basha thotë që më është dashur shumë t’i nxjerr nga qypi. Basha ka pasur dy probleme të mëdha.

Ka teori konspirative që është bërë bashkë me Ramën për të hequr qafe Metën. Madje dhe presidenti tha që më nxorën në pritë. Kjo është tipike e dinakëve, dembelë. Unë s’i jap meritë Bashës. Basha që kur e ka marrë në 2013-ën duhej të merrej me këtë histori”, tha Nazarko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE