LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në prag të protestës/ Ja, çfarë i kërkon ministri Xhafaj opozitës

23 Janar 2018, 09:35, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ndërsa  ka folur për votimin e shqiptarëve jashtë vendit i ka bërë thirrje opozitës që të bashkëpunojë në mënyrë që të vendosin për modelin mbi sistemin e votimit të emigrantëve.

?Të gjitha çështjet që kanë të bëjmë me votimin e emigrantëve do të duan rregullim ligjor për afatet etj. Duhet të regjistrohen dhe identifikohen shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë. Kjo gjë bëhet nëpërmjet vet-deklarimit online. Opozita të kontribuojë bashkë me Qeverinë për këtë çështje. Nëse ditët kalojnë pa rezultate konkrete do të jetë më e vështirë, për të arritur në një zgjidhje apo për të implemetuar këtë proces. Me opozitën duhet të vendosim mbi modelin që duhet të zgjedhim mbi sistemin e votimit të emigrantëve?, ka thënë Xhafaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga