LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi në panik/ Ja, si po tenton të “blejë” protestuesit

23 Janar 2018, 13:27, Aktualitet CNA

Opozita ka paralajmëruar protestë masive më 27 janar. Masiv është vetëm paralajmërimi, pasi protesta nuk mund të zhvillohet pa protestues.

Prej disa ditësh kryetarja e LSI ?së Monika Kryemadhi po bën një tur nëpër Shqipëri për të mbledhur protestues për 27 janar.

Ditë më parë ajo ishte në Fier, ku u injorua nga të pranishmit atje, ndërkohë që kërkonte ti zgjatej edhe më tej karrigia e pushtetit.

Por protesta e banorëve të Verrisë kundër ndërtimit të inceneratorit, e ka frymëzuar Kryemadhin që të mbajë hapin pranë tyre, duke lëshuar britma ndaj qeverisë dhe duke i ftuar ata të mos ndalin protestën.

Kryemadhi e shoqëruar nga deputeti i LSI, Endrit Braimllari, ka nxitur banorët që të protestojnë dhe jo që të diskutojnë për gjetjen e një zgjidhje.

?Po importojnë plehra nga jashtë, na keni në dispozicion. Inceneratori dëmton tokën bujqësore?, ka thënë Kryemadhi.

Një ditë më parë ajo akuzoi kreun Bashkisë së Fierit Armando Subashi, pasi sipas saj, ai është pronar i truallit ku do të ndërtohet inceneratori, por shumë shpejt u përgenjështrua prej  Subashit.

Pas kësaj Monika heshti dhe sot iu ?sul? banorëve të Verrisë, se siç duket 27 janari do të firmosë dështimin e saj.

Kryemadhi duket hapur se  po e shfrytëzon protestën e banorëve të Verrisë për t?i joshur ata për të marrë pjesë në protestën e së shtunës.

Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë kundër çdo vendimi që atyre iu cënon të drejtat, por të udhëhiqen nga Kryemadhi, do të thotë që protesta e tyre të kthehet në politike.

Monika duhet të largojë duart nga qytetarët dhe ti lërë ata në rrugën e tyre të protestës, dhe jo ti blejë, ti mashtrojë e gënjejë, për të vijuar më tej zgjatjen e pushtetit.

Monika Kryemadhi nuk ka se si ta harrojë se LSI ?ja ka qenë mbështetëse për projektin e ndërtimit të inceneratorit.

Ky projekt është mbështetur nga ish ministri i LSI ?së, Lefter Koka, por Monika edhe pse e di këtë,  e përfshirë nga paniku mbyll sytë  dhe merr rrugët për të gënjyer, maipuluar e blerë protestues nga frika e  dështimit më 27 janar./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga