Connect with Us

Gjobëvënie ish të dashurës, e kërcënonte se do të publikonte foto intime

Aktualitet

Gjobëvënie ish të dashurës, e kërcënonte se do të publikonte foto intime

Publikuar

-

Gjobëvëniet mes ish-partnerësh dhe të rinjsh që kërcënojnë njeri-tjetrin me foto intime nuk janë të panjohura për gjykatën. Një rast i tillë po gjykohet te Krimet e Rënda, por i akuzuari mohon ta ketë kërcënuar ish-të dashurën.

“Unë kam vrarë një njeri dhe nuk kam problem të vras edhe të tjerë”. Me një kërcënim të tillë dhe disa foto intime të ish të dashurës 17-vjeçare , Mentor Lecini ka shantazhuar familjen e saj se do t’i publikonte nëse nuk e paguanin.

Si edhe mjaft të tjerë që kanë përdorur një histori dashurie për të vendosur gjobë, Leçini doli para Krimeve të Rënda për veprën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Ai po gjykohet nën masën e arrestit shtëpiak për një ngjarje të cilën e kundërshton, si të sajuar nga familjarët e ish partneres. Sipas të pandehurit, kallëzuesit e kanë vendosur para togave të zeza për t’iu shmangur një borxhi të papaguar prej kohësh.

Por prokuroria mendon se ka prova të mjaftueshme që hedhin dyshime mbi 37-vjeçarin, baba i tre fëmijëve.

LEXO EDHE:  “Unaza e re”/ Banorët kërcënojnë me zjarr qeverinë

Në referim të veprimeve të kryera nga policia e Kavajës prokurori shprehet se Lecini posedonte foto intime të ish partneres dhe të nënës së saj, me të cilat kërcënonte e do t’i publikonte në rrjetet sociale. Për shkak të ndryshimeve ligjore gjatë seancës gjyqtarja përmendi se në proces do të marrë pjesë edhe pala e dëmtuar.

Ndërkohë që i pandehuri dha pëlqimin që gjatë gjykimit, në rast se ai nuk paraqitet në seancë të përfaqësohej nga avokati i tij.

Për 2017 janë gjykuar 13 raste gjobëvëniesh mes ish partnerësh dhe të rinjsh që kërcënojnë njëri-tjetrin me foto intime./TCH

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Arrestohen pesë persona në Pogradec dhe Korçë/ Policia jep detaje

Publikuar

-

Nga

Arrestohen pesë persona në Pogradec dhe Korçë/ Policia jep detaje

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. P., 41 vjeç, banues në Pogradec, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, me vendimin e datës 23.11.2020, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 06.08.2020, në lagjen nr. 1, Pogradec, ku 41-vjeçari dyshohet se ka goditur me grushte e sende të forta shtetasin B. Ç., 60 vjeç, banues në fshatin Buçimas.

Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. Xh., 27 vjeç, banues në Pogradec, pasi ky shtetas, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka kanosur dhe kërcënuar nënën e tij, shtetasen F. P., 53 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

LEXO EDHE:  “Nuk do të ekzistosh në këtë botë”/ Kërcënohet sekretari i PS-së

LEXO EDHE:  “Unaza e re”/ Banorët kërcënojnë me zjarr qeverinë

Gjithashtu, specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. D., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”, ka dëmtuar një mjet tjetër të parkuar në rrugë.

A. Sh., 27 vjeç, banues në fshatin Selcë, Pogradec, pasi në afërsi të stadiumit në Pogradec, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”.

E. B., 60 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 10, Korçë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Opel”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Trafikonin drogë nga burgu/ SPAK kërkon futjen në “41 bis” për 3 të dënuar

Publikuar

-

Nga

Trafikonin drogë nga burgu/ SPAK kërkon futjen në “41 bis” për 3 të dënuar

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka nisur verifikimet për 3 të dënuar për sjellet e tyre dhe kontaktet që mbajnë jashtë me anëtar të grupeve kriminale.

Në këto informacione thuhet se ka dyshime të arsyeshme se të dënuarit janë përfshirë në trafik droge dhe në një rast gjobvënie.

Në përfundim të verifikimit, SPAK pritet ti propozojë ministrit të Drejtësisë futjen në regjim të posacëm për 3 të dënuarit.

LEXO EDHE:  “Unaza e re”/ Banorët kërcënojnë me zjarr qeverinë

LEXO EDHE:  Dëbimi i diplomatit/ Ambasadori rus kërcënon Maqedoninë

Aktualisht në “bis 41” janë 7 të dënuar. Ndërkohë vendimet e ministres së drejtësisë për futje në regjim të poscaëm janë kundërshtuar në gjykatë dhe pritet vendimi për të parë nëse janë të drejta apo të gabuara./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bënte kërdinë me vjedhje në banesa/ Pranga 18-vjeçarit në Sarandë

Publikuar

-

Nga

Aksion në Durrës/ Policia arreston 2 persona, procedohet edhe një adoleshent

Policia e Sarandës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ka arrestuar shtetasin S. P., 18 vjeç, banues në Sarandë.

18-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, pasi nga hetimet dhe provat e siguruara dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Ksamil, Sarandë, konkretisht:

Më datë 04.06.2020 ka vjedhur disa produkte në dyqanin e një shtetasi;
Më datë 23.08.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetasi;
Më datë 23.08.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një tjetër shtetasi;
Më datë 29.08.2020 ka vjedhur biçikletën e një shtetaseje;
Më datë 03.09.2020 ka vjedhur një aparat celular në një dhomë të marrë me qira nga një shtetas;
Më datë 26.09.2020 i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi;
Më datë 14.10.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetaseje;
Më datë 24.10.2020 ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi;
Më datë 25.10.2020 ka vjedhur një shumë parash në automjetin e një shtetasi;

LEXO EDHE:  “Unaza e re”/ Banorët kërcënojnë me zjarr qeverinë

LEXO EDHE:  Renato Mekolli rrëfehet: “Konkurenti i Hell’s Kitchen më ka kërcënuar”

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE