Connect with Us

Debilizmi diplomatik i çiftit Rama-Bushati mund të shkaktojë incident diplomatik italo-grek

Aktualitet

Debilizmi diplomatik i çiftit Rama-Bushati mund të shkaktojë incident diplomatik italo-grek

Publikuar

-

Nga Gjergj THANASI

Kryeministri Edvin, në fillim të mandatit të tij u hoq patriot i madh dhe mbrojtës i të drejtës së shqiptarëve nga hilet dhe ligësia greke. Kryeministri Edvin madje u shty tepër larg duke u futur si një elefant në një dyqan porcelani në kontradiktat fetare ortodokso-katolike në rastin e Kishës në Rivierën shqiptare. Në fund të vitit 2017 “palikari” Rama veproi sipas parimit: Dallëndyshe ktheje ndryshe. Tani që për arsye propagandistike i duhet një bicim hapje negociatash me Brukselin, dhe që i ndruhet një vetoje greke, epiteti “palikari” për Ramën u përgjysmua. Me ngut e turpshëm Rama po aprovon cdo kërkesë, pretendim, tekë e idiotizëm mesjetar të palës greke. Debilizmima diplomatik i ministrit banae braziliane ngrënës Bushati me meselenë e varrezave greke jo vetëm, që po ia fut sa krahu Atdheut Shqipëri, por edhe po rrezikon një incident diplomatik italo-grek.

Rrezikon të përsëritet incidenti makabër i Kosinës së Përmetit tashmë në shkallë ndërkombëtare. Në Kosinë në mungesë të eshtrave të palikarëve, ushtarë grekë u zhvarrosën eshtra pleqsh e fëmijësh shqiptarë madje edhe eshtra kafshësh shtëpijake si qen, mushka e gomerë. U provua shkencërisht nga Prof. Meksi i mjekësisë ligjore, që në të paktën 2 raste në mungesë të eshtrave të palikarit grek në varrezën ushtarake u futën eshtra gomari. Një tragjedi heroike (sakrificat e ushtrisë së Metaksait) u kthye në një komedi të zezë sipas parimit varros kocka gomari në vend të eshtrave prej palikari!

Në Dragot eshtrat e para të zhvarrosura u propaganduan nga media e kazanit shqiptar dhe zyrtarisht nga pala greke si eshtra te nje ushtari grek. Faktikisht pjastrina (shenja metalike e njohjes) provon përtej cdo dyshimi të arsyeshëm se kemi të bëjmë me një primo caporale d.m.th. krye rreshter, Lance Corporal sic eshte te marinsat amerikane, me mbiemër Greco. Mbiemri Greco në Italinë e jugut është shumë i përhapur vecanërisht ndër familjet me origjinë, arbëreshe, apo edhe greke mesjetare, që i përkisnin kishës së ritit grek (ortodoks) jo të ritit latin. Kështu që kemi të bëjmë me një pjastrinë shenjë identifikimi të një ushtaraku italian jo grek. Shihet qartë, që shkronjat në pjastrinë janë latine, jo të alfabetiti grek. Shkurt puna kësaj rradhe fillimi i mbarë gjysma e punës. Kemi vërtet përmirësime! Në vend të kockave të gomarit varrosur për eshtra aplikari si në Kosinë të Përmetit, kemi eshtra ushtaraku italian paraqitur qëllimisht si eshtra palikari grek!

LEXO EDHE:  Rama pritet me protesta në Fier/ Qytetarët përplasen me policinë

 

Ndoshta incident ndërkombëtar

Sir Uinston Curcilli ka pasur të drejtë, kur është shprehur se Ballkani prodhon më shumë histori, se c’mund të konsumojë. Në këtë rast ka shumë mundësi që tahmaja dhe ligësia greke me eshtrat italiane të klasifikuara si greke, të shkaktojë një incident diplomatik italo-grek. Në Itali e djathta, madje edhe ajo e skajshme po përparon me hapa jo të vogla.

Në një parafushatë zgjedhore e djathta italiane sidomos formacione si Casa Pound apo Fiama Tre Colore mund ta përdorin këtë incident me eshtra të rënësh për të goditur politikisht Farnezinën (ministrinë e jshtme) si qyqare, me komplekse inferioriteti, të sklerotizuar etj. Eshtrat italiane trafikuar për eshtra palikari mund të jenë një argument i mirë dhe prekës madje për të grumbulluar vota dhe për t’i degjeneruar më tej të majtët italianë thuajse me po aq efikasitet sa edhe beteja për të ashtuquajturin Jus Soli! Nëse të paktën në Il Giornale botohet një artikull për thagmën e fundit greke me eshtra italiane, nuk është cudi, që sherri i kockave në Dragot të mbërijë deri në sallën e parlamentit italian. Nëse ndodh kjo atëhere do zgjohet nga gjumi letargjik edhe personeli i ambasadës italiane nga ambasadori deri te nëpunësit, që i kanë zyrat në katin e tretë të ambasadës!

Konti i Montekristos ka pas thënë:

Attendere e Sperare!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Rama sulmon ish-oficerët që akuzuan Tahirin / Janë kriminelë

LEXO EDHE:  Rama mbyll fushaten ne Kamëz: Investoni voten me 21 Qershor

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  “Turp të tillë Shqipëria nuk ka parë”/ Ish-deputeti “masakron” Ramën

LEXO EDHE:  Rama mbledh sot qeverinë në Golem/ Në “filter” gjithë ministrat, priten surpriza?

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: