LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë duhet të ndodhë që protesta të jetë e suksesshme?/ Berisha: Edi Rama do të jetë në vështirësi...

23 Janar 2018, 19:49, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për televizionin Ora News, u shpreh që protesta e thirrur nga opozita duhet që qeveria të ngrijë.

“Shifrat dhe numrat janë të rëndësishme. Pastaj se cili është drejtimi i protestës dhe rezultati i saj kjo do të duket në orët dhe ditët në vazhdim. Por fillimi, kjo qeveri duhet të ngrijë këtë dimër. Mesazhi i protestës është që qeveria të ngrijë.”, – tha Berisha.

Ai iu përgjigj edhe pyetjes se si do të jetë protesta e 27 janarit, ku la të nënkuptohet se do të jetë paqësore por e vazhdueshme.

“Autori i dhunës së 21 janarit është në pushtet.

Protesta e së shtunës duhet të jetë leksioni më i hidhur për Ramën.

Edi Rama duhet të kishte ikur 40 herë deri tani me ato që po i bën shqiptarëve. Rama po bën vjedhjet më të mëdha, vetëm afera e plehrave është aferë katastrofale.”, – tha Berisha.

Më tej ai tha se Edi Rama do të jetë në vështirësi në atë ditë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga