LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arian Galdini: KM po bën show duke ecur nëpër hartën time

23 Janar 2018, 19:21, Aktualitet CNA

Gazetari Arian Galdini ka kujtuar sot 3 vjetorin e betejes qytetare, ku ai dhe dhjetra qytetarë nisën në janarin e 2015 për një shëndetësi të dinjitetit njerëzor.

Në një postim në rrjetet sociale, Galdini shkruan se abuzimi me shëndetësinë shqiptare duhet ndërshkuar, ndërsa ka akuzuar KM-në se është duke ecur në hartën e denoncimeve që ai vetë ka publikuar.

Statusi i plotë:

3 vjet nga beteja jone qytetare per nje Shendetesi ne Mbrojtje te Jetes dhe Dinjitetit te qytetareve.

Kemi ngritur zerin, kemi ndergjegjesuar kedo. Tashme eshte Kryefjala e cdo debati publik dhe ndoshta edhe Prokuroria e Drejtesia do te veprojne ne mbrojtje te interesit publik e te qytetareve. Kemi ende rruge te gjate per te bere. Kete beteje duhet e do ta vazhdojme se s’ben.

Krimi qe behet ne Shendetesine shqiptare me manaxhimin e keq, me ilacet e skaduara e falcifikuara, me sherbimin e paguar nen dore, etj, etj, duhet ndalur e ndeshkuar.

Duhet te rikthejme Njerezizmin dhe Njeriun ne Sistemin Shendetesor shqiptar.

Ilir Beqaj duhet te shkoje ne burg, e do te shkoje ne burg. Une nuk e le pa a cuar deri ne fund kete mision, heret a vone.

Kur ndjek KM sot qe ben show e ecen paturpesisht neper harten time te denoncimeve, me vjen peshtire…

Mesuesja e Rreshenit u sherofte e Zoti i dhente sherim e shendet te plote.

Por KM ta dije se po ecen neper harten time.

Mungesen e Herceptines e kemi denoncuar ne qe ne 2015.

Fushaten per Leon e kemi bere ne qe ne 2015.

Gjithe spektakli mediatik i KM eshte ecje kopjace neper harten time te denoncimeve e protestave qytetare.

Andaj une jam optimist e kam shprese se betejat tona qytetare e paskerkan vleren e tyre…

Keta nuk eshte se nuk na degjojne…

Keta thjesht duan te na kopjojne qe te bejne show si heronj te rrejshem e te germuqur….

Ngrihuni ne kembe njerez.

Kjo eshte thirrja ime…

Mos i lini tju kopjojne e as sundojne…

Sikterisini keta batakcinj. /CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga