Connect with Us

Video-Zbardhen disa raste vjedhjesh/ Në pranga tre të rinj

Aktualitet

Video-Zbardhen disa raste vjedhjesh/ Në pranga tre të rinj

Publikuar

-

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj me akuzën e vjedhjes.
Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndodhura më parë, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1 kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve:
• Xhuljan Hasani, 25 vjeç, banues Tiranë,
• Françesko Gripshi, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 20.01.2018, rreth orës 11:00, në rrugën “Qemal Stafa”, në garazhin e një pallati në bashkëpunim, dyshohet se kanë vjedhur xhamat e pasqyrave të mjeteve tip “Audi”, dhe “Porsh”, në pronësi të shtetasve V. H. dhe F. M., banues në Tiranë.

Po ashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se këta shtetas dyshohen dhe si autor të ngjarjes:
– Më datë 15.01.2018, në rrugën “Fadil Rada”, dyshohet se kanë vjedhur kasetofonin e mjetit në pronësi të shtetasit R.U., 21 vjeç.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Renault”, në pronësi të shtetasit Xh. H, si dhe gjatë kontrollit në banesën që këta dy shtetas jetonin me qera iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • Automjeti i markës ”Renault”, dy kapuçë.
    • Një thikë ngjyrë inoksi me hapje të tehut.
    •Një palë doreza,
    • Një xhup , me ngjyrë gri me kapuç dhe bluzë e kuqe , e përdorur nga autorët gjatë vjedhjes.
    • Nje telefon, •18(tëtëmbëdhjetë) cope xhamash pasqyrash të llojeve të ndryshme.
LEXO EDHE:  13 plumba drejt tij/I riu me kokainë si në “Fast & Furios” me policinë në “Don Bosko”

Gjihthashtu shërbimet e Komisariatit Nr.3 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :

– I.B, 35 vjeç, banues në Manez-Durres, i shpallur dhe në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Durrës për vepren penale “ Vjedhja”.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 21.01.2018, rreth orës 14:00, në rrugën “Mine Peza”, i ka vjedhur telefonin shtetasit të mitur K. P, 17 vjeç.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i 6 ngjarjeve ndodhura më parë :

– Më datë 14.01.2018 në rrugën ”Myslym Shyri” dyshohet se ka vjedhur motorrin tip “Piaggio”, në pronësi te shtetasit E.S.,39 vjeç.
– Më datë 01.01.2018 te Sheshi “Skenderbej” dyshohet se ka vjedhur telefonin shtetases E.N. 25 vjeçe.
– Më datë 03.01.2018, në rrugën ”Ded Gjo Luli” dyshohet se ka vjedhjur telefonin shtetases S.C 21 vjeçe.
– Më datë 05.01.2018 te Sheshi “Skenderbej” dyshohet se ka vjedhur telefonin shtetasit F.P. 24 vjeç
– Më datë 06.01.2018 në rrugën “Jordan Misja” dyshohet se ka vjedhjur telefonine shtetasit G.V., 36 vjeç.
– Më datë 07.01.2018 në bulevardin ”Zogu i Parë” dyshohet se ka vjedhjur telefonin XH.B, 21 vjeçe.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe të tjera vjedhjeve që këta shtetas dyshohet se mund të kenë kryer.

Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“U takua me një ish-Sigurims”/ Jozefina Topalli hedh poshtë lajmin: Sot ndjej vetëm neveri

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar me tone të forta në lidhje me një lajm të publikuar sot në media, ku ndër të tjera thuhej se një ish-Sigurims thuhet se është takuar me Topallin, në vitin 1988, në Uzinën e Telave.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli hedh poshtë lajmin në fjalë, ndërsa thekson se ajo kurrë nuk ka punuar në Uzinën e Telave.

Gjithashtu Topalli shkruan se për shkak të “biografisë së keqe”, nuk është lejuar të studiojë as të punojë, as ajo dhe as motra dhe as vëllai I saj.

Dikush me nisi nje link nga nje media shqiptare qe botonte shkrimet e nje ish Sigurimsi te kohes se diktatures, qe me permendte edhe mua.

Sipas tij me paska takuar ne uzine e telave ne 1988 ku sipas tij punoja si dizenjatore.

Nuk e di a ia vlen realisht me i kthy pergjigje, por instikti me thote te bej edhe nje here sqarim.

Une nuk kam punuar kurre ne uzinen e telave. Nuk kam punuar asnje dite. Nuk kam punuar se nuk pranonin qe te punoja as si punetore 3 turnesh per nje arsye te thjeshte: Une kisha biografine e keqe. Xhaxhallaret e mi ishin denuar me vendim Gjykate me pushkatim se ishin borgjez e kundra diktatures.

Per shkak te kesaj as une , as motra ime as vellai im as nuk na lejuan me ndjek studimet, as nuk na lejonin te punonim as si punetore. As me tre turne , as ne uzinen e telit.

Kete shpifje e kam degjuar disa here ne parlament nga kundershtaret e mi.

Ne ate kohe merzitesha dhe nuk e kuptoja si mund te shpifesh pa asnje fakt, asnje prove.

Sot ndjej vetem neveri.

Falenderoj median per fotot e bukura qe kane perdorur.”-shkruan Jozefina Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto-Izolohet zjarri në Vithkuq dhe Maliq/ Zjarrfikëset në gatishmëri  

Publikuar

-

Nga

Vendi ynë prej disa ditësh vijon të përballet me një situatë kritike, për shkak të zjarreve.

Ndërkohë, zjarret duket se nuk kanë kursyer as Korçën, ku situate më problemtaike ishte në fshatin Vithkuq dhe në Maliq, por pas disa orësh “luftë” me flakët, duket se zjarri është neutralizuar.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se zjarri në Vithkuq është izoluar, ndërsa në gatishmëri janë 2 mjete zjarrfikëse nëse ka sërish probleme në zonë.

Po ashtu, edhe në Maliq u neutralizuan 6 vatra zjarri, përkatësisht në Moglicë, Zboq, Berras, Vashtemi dhe në blloku 3 i Maliqit.

Të njëjtat burime theksuan se po punohet me 3 grupe në terrene të ndryshme, aktive vetëm vatra e Këmbëthekërit.

LEXO EDHE:  Grushtohet në mes të Ksamilit me kunatin/Vlonjatin nuk e mbajnë nervat dhe…

LEXO EDHE:  E rëndë në Tiranë/ Gjenden pa jetë në banesë nënë e bijë, dyshimet e para

Është arritur të neutralizohet zjarri i rënë në pyjet e Vithkuqit.

Në gadishmëri në zonë janë 2 mjete zjarrfikëse 1 i bashkisë Korçë dhe 1 i FA,  punonjës të njësisë dhe 10 nga FA për çdo rast riaktivizimi të vatrave. Është arrtiur të shpëtohet tashmë manastiri 300 vjeçar i Shën Pjetrit. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm ndaj po hetohet në lidhje me autorët. Sipërfaqja e djegur shkurre dhe pisha 2.5-3 HA.”-është shprehur prefekti i Qarkut Dhori Spirollari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Nxehtësi përvëluese/ Zjarre në Itali dhe Jugun e Evropës

Publikuar

-

Nga

Jugu i Evropës po përjeton aktualisht një nga valët më të nxehta të kohës në dekadat e fundit. Italia, Greqia, Spanja, Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo Turqia po luftojnë me zjarret.

E gjithë Italia është përfshirë nga zjarret prej disa javësh. Disa nga rajonet qendrore dhe jugore kanë humbur dhjetëra-mijëra hektarë pyje. Në Sardenjë botanistët janë të alarmuar për shkatërrimin e biodiversitetit lokal si dhe për numrin e ullishtave që janë shkatërruar. Në Sicili zjarret arritën qytetin e Katanjës dhe rreth 150 vetë u desh të evakuohen nga deti. Edhe aeroporti i qytetit u mbyll për disa orë.

Arsyeja pse Italia po përballet me zjarre të shumta e ka burimin tek një kombinim i përgjegjësive politike, burokracisë për mbrojtjen e pyjeve dhe veprimeve kriminale dhe mafioze. Sipas Coldiretti, shoqatës më të madhe të fermerëve në Itali, të paktën 60% e zjarreve në Itali janë vënë me qëllim.

Mungesa në rezervat e ujit

Temperaturat e larta kanë shkaktuar edhe mungesa në rezervat e ujit. Sipas autoriteteve lokale rezervuarët në Sicili kanë rreth 78 milionë metra kub më pak ujë se vitin e kaluar, niveli më i ulët këtë dekadë. Për këtë arsye në janar 2021, qeveria siciliane ndau 20 milionë euro për fermerët për të përmirësuar kapacitetet e rezervuarëve të ujit.

Sipas një raporti të vitit 2019 të Qendrës Kombëtare Italiane për Kërkime (CNR) 70% e Sicilisë rrezikohet të shndërrohet në shkretëtirë. Në Italinë qendrore dhe jugore kjo shifër varion nga 30% në Sardenjë deri në mbi 50% në Pulia.

LEXO EDHE:  Qarkullonte me pistoletë me vete/ Arrestohet një person në Tiranë

LEXO EDHE:  Qarkullonte me pistoletë me vete/ Arrestohet një person në Tiranë

Evakuime në rrethinat e Athinës

Edhe Greqia po përjeton valën më të keqe të nxehtësisë prej më shumë se tri dekadash. Zjarrfikësit grekë evakuuan nga rrethinat e Athinës mijëra banorë për shkak të zjarreve. Nga zjarret janë dëmtuar më shumë se 90 shtëpi, 27 biznese dhe janë djegur më shumë se 80 makina.

Autoritetet shëndetësore greke njoftuan se në Athinë janë regjistruar nivele deri në 465 mikrogram pjesëzash pluhuri të imët karboni për metër kub. Për krahasim kufiri që ka vendosur BE -ja është 50 mikrogramë për metër kub ajër.

Zjarret pushtojnë një termocentral në Turqi

Në bregdetin e Egjeut në Turqi u përfshi nga zjarret termocentrali Kermekoy në qytetin Milas. Para evakuimit punëtorët arritën të zbraznin rezervuarët ftohës të mbushur me hidrogjen. Për prodhimin e energjisë elektrike termocentrali përdor qymyr dhe naftë.

Javën e kaluar Ankaraja u detyrua të pranonte se numri i avionëve dhe i helikopterëve për të luftuar në mënyrë efektive flakët është i pamjaftueshëm. Megjithatë Presidenti Erdogan refuzoi ofertën e Greqisë dhe të Izraelit për të dërguar avionë dhe helikopterë. Ndërkohë BE-ja dërgoi tre avionë për të ndihmuar për shuarjen e zjarreve në Turqi.

Zjarret që po vazhdojnë prej më shumë se një jave kanë shkaktuar në Turqi tetë viktima dhe kanë shkatërruar zona të mëdha pyjore përgjatë brigjeve të Detit Egje dhe Detit Mesdhe. Mijëra qytetarë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre./DW

LEXO TE PLOTE