LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Senati amerikan arrin marrëveshje për të rihapur qeverinë

22 Janar 2018, 18:59, Aktualitet CNA

Republikanët dhe demokratët e Senatit në SHBA kanë arritur të bëjnë një marrëveshje gjë që duket se do të çojë në përfundimin e mbylljes së qeverisë amerikane.

Demokratët i kanë dhënë fund taktikave për të vonuar miratimin e një ligji që financon agjencitë federale deri më 8 shkurt.

Udhëheqësi i pakicës në Senat Chuck Schumer thotë se në shkëmbim udhëheqësi i shumicës Mitch McConnell ka rënë dakord që rreth asaj në atë datë të fillojë debati mbi imigracionin.

Zoti McConnell thotë se fundi i ngërçit tregon se ?populli amerikan nuk e ka kuptuar? se pse demokratët mbyllën qeverinë pasi donin të ndihmonin ?emigrantët e paligjshëm?, siç tha ai.

Votimi vjen disa orë pasi mijëra amerikanë u detyruan të qëndrojnë në shtëpi, pasi qeveria u mbyll zyrtarisht të premten në mesnatë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga