LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Gju më gju” me naftëtarët/ Rama nuk jep asnjë zgjidhje

22 Janar 2018, 10:55, Aktualitet CNA

Edhe pse nuk është koha e diktaturës komuniste, ku diktatori ulej gju më gju me popullin dhe diskutonte për zgjidhjen e halleve dhe problemeve, kryeministri Rama në fakt po bën të njëjtën gjë.

Enver Hoxha ulej gju më gju me popullin, ndërsa Edi Rama ?gju më gju? në internet me naftëtarët.

Pas shumë kërkesave dhe protestave të naftëtarëve, paraditen e sotme kryeministri i Edi Rama ka zhvilluar sot një telekonferencë.

Rama në këtë takim virtual me naftëtarët, u tha se ata mund të kërkojnë dhe një interpelancë me ministrin, apo dhe me qeverinë sipas rregullave dhe ligjeve.

Pas fjalës së kryeministrit, kryetari i sindikatës së naftëtarëve, ka parashtruar kërkesat që ata kanë.

Sipas tij tre janë kërkesat kryesore të tyre:

Fillim dhe vazhdim i punës me cikël të mbyllur të naftës të vendin;

Të garantohen detyrimet e punëtoreve, pagat dhe sigurimet shoqërore të prapambetura;

Implementimi i statusit të naftëtarit.

Më pas është përgjigjur dhe Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, i cili tha se ata do të jenë në vëmendje të qeverisë dhe do të marrin atë që meritojnë.

Ndërsa pas Gjiknurit, fjalën e ka marrë serish vetë kryeministri Rama, por që nuk dha asnjë zgjidhje për naftëtarët.

“?Ne kemi marrë një të vdekur që duhej ringjallur. Pronari i ARMOS është banka, nuk është shtetit. Në duam të bëjmë çmos që të nxisim investitorët e mundshme për ta ri ngritur. Elementët e tjerë që përmendet jam dakord me ju, qendra shëndetësore, nënstacioni elektrikë dhe uji, janë pjesë e atij privatizimi kriminal. Jemi në një sistem ku e drejta e pronës, e ka ai që është pronari. Unë i qëndroj të gjitha premtimeve që kam dhënë. Ajo rafineri është dizajnuar për naftën, qysh në gjenezë është projektuar për të shfrytëzuar atë burim?, deklaroi Rama para naftëtarëve.”

Pse nuk e jep statusin e naftëtarëve, këtë e di vetëm Edi Rama.

Që ARMO është private, këtë e dinë të gjithë, por si do e zgjidhë këtë çështje duhej tua thoshte naftëtarëve sot kryeministri.

Kryeministri Rama doli në ekran, zuri një orë, ata e pyetën, ai u përgjigj dhe në fund u duartrokit.

Njëlloj si dikur Enver Hoxha gju më gju me popullin, sot Edi Rama u shfaq ?gju më gju? në internet.

Edhe atëherë pupolli ishte i varfër, edhe sot gjithashtu. Rëndësi ka që udhëheqësi ulet ?gju më gju me ta?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga