Connect with Us

“Fajin e ka vettingu”/Mashtrimi dhe show i Ramës

Aktualitet

“Fajin e ka vettingu”/Mashtrimi dhe show i Ramës

Publikuar

-

Deputeti i PD –së, Edi Palokaka reguar në lidhje me protestat e naftëtarëve, duke i quajtur si viktimat e radhës.

“I bindur se shfaqja ia arriti dhe e korri suksesin e duhur, Rama ju drejtua naftëtarëve me arrogancë “ E mos merrni më rrugën në këmbë për Tiranë, ja ku e keni ekranin për protesta. Nuk kuptoj pse merrni rrugen në këmbë”, ka cituar Paloka, Kryeministrin Edi Rama.

Postimi i plotë:

Prape show e mashtrime live. E prape, pas 5 vitesh ne qeveri e mashtrimesh te panumerta, “Fajin e ka Berisha” . U shfaq prape edhe “Vettingu”.
Viktimat e rradhes , naftetaret e perballe tyre tre kryehajdutet dhe kryemashtruesit e qeverise .
Ata ju kerkojne pune dhe paga, keta ju thone te bejne dokumentat per te marre statusin dhe ju ofrojne spital per semundjet profesionale.
Pas 5 vitesh ne pushtet prape “Fajin e ka Berisha” e ku nuk eshte faji i Berishes “Fajin e ka Vettingu” qe kishim ca kohe qe nuk e degjonim si shkak per gjithe te zezat qe kjo qeveri dhe kryeministri i saj , ju shkaktojne shqiptareve.
Edhe pas 5 vitesh si kryeminister Rama nuk ka asnje pergjegjesi , asnje faj. Fajin gjithnje e ka Berisha dhe si bashkefajtor Vettingu.
Asnje nga ministrat nuk e permendi Beson… Asnje fjale nuk i doli Rames qe ju a coi Beson si shpetimtar . Asnje fjale as per premtimin qe ju beri naftetareve se tani problemet e tyre u zgjidhen. Sigurisht nuk mund tju thonte qe e coi Beson aty per te perlare dhe ca miliona te tjera bashkarisht e jo per te zgjidhur problemin e naftetareve.
Sot me paturpesi, pasi i kane mashtruar dhe ju kane marre edhe voten per vite me rradhe, i nxjerrin para kamerave per spektakel.
Ishte parashikuar dhe mbyllja me duartrokitje si per cdo spektakel pas fjales se liderit shpetimtar . Po pikerisht kur skenari po perfundonte dhe duartrokitjet filluan , ishte arroganca dhe cinizmi nga i cili Rama nuk heq dot dore qe ja prishi shfaqjen kryeministrit.
I bindur se shfaqja ja arriti dhe e korri suksesin e duhur, Rama ju drejtua naftetareve me arrogance “ E mos merrni me rrugen ne kembe per Tirane, ja ku e keni ekranin per protesta. Nuk kuptoj pse merrni rrugen ne kembe “
Po kjo tallje e fundit duket se ka qene e tepert se nga salla u degjuan mbi duartrokitjet e porositura, zerat e naftetareve te revoltuar: “Jemi pa pune e pa buke prandaj vijme ne kembe”
Prape Rama u perpoq ta “marre situaten ne dore” , prape me nje batute bajate. Po zerat nga naftetaret u forcuan dhe si gjithnje ne keto raste, i iku zeri dhe fytyra Rames , sinjali i ERTV u nderpre…
27 janar , ora 12.00 ne Bulevard

LEXO EDHE:  Ndryshimet në qeveri/ Andi Bushati zbulon prapaskenat e lëvizjeve të Ramës

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Luftë” me flakët në Korçë/ Zjarri rrezikon Manastirin e Shën Pjetrit

Publikuar

-

Nga

Zjarrfikësja, forcat  ushtarake por dhe vetë banorët prej orësh po luftojnë me flakët në Vithkuq të Korçës.

Ndërkohë, sipas report tv, flakët rrezikojnë të prekin edhe Monumentin e Kulturës, Manastirin e Shën Pjetri.

Drejtori i Monumenteve të Kulturës, Gjergji Koki shprehet se që prej paradites po punohet për shuarjen e flakëve por era bë që ato të jenë prezente dhe të rrezikshme gjatë gjithë kohës duke rrezikuar Manastirin e shekullit të 17.

Gjergji Koki tha se rreth zonës së mbrojtur të Manastirit të Shën Pjetri është krijuar një kordon mbrojtës nga forcat zjarrfikëse, forcat ushtarake dhe banorët për të mos lejuar  që flakët të depërtojnë në monumentin e Kulturës.

LEXO EDHE:  E poshtëroi publikisht/ Veliaj “hakmerret” kundër Ramës

LEXO EDHE:  “Gjeli i agrares”/ Duka-Ramës: Pas 25 prillit do t’ia gjej një vend në pulari

“Prej orës 12:00 të ditës së sotme jemi informuar për një zjarr që po afrohej në manastir. Kemi sinjalizuar institucionet përkatëse dhe jemi duke luftuar me flaket që po i afrohet manastirit të Shën Pjetrit. Ky manastir është i shekullit të 17 dhe është me vlerat të jashtëzakonshme. Jemi impenjuar  të gjithë duke izoluar vetë zjarrin që në fillim dhe na dha kohë që të reagonin institucionet. ende situata është me rrezik për shkak të erës, kemi krijuar një kordon rrethues për zonën e manastirit për të mos lejuar që flakët e favorizuara nga era të depërtojnë në zonën e mbrojtur”, tha Koki.

LEXO TE PLOTE

Bota

E rëndë/ 21-vjeçarja ndërron jetë një orë pas dasmës, pa hequr ende fustanin e nusërisë

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat egjiptian, ku një 21 vjeçare ka ndërruar jetë në ditën e saj të dasmës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se nusja e re humbi jetën pas një sulmi në zemër vetëm një orë pas dasmës në shtëpinë e saj, ende pa hequr fustanin e nusërisë.

21 vjeçarja Isra Shaaban u ndje tepër e lodhur kur hyri në shtëpinë e saj të re në Fshatin Medoum, në provincën egjiptiane të Beni Suef. Vendasit më vonë thanë se kishin dëgjuar disa ulërima shqetësuese nga shtëpia.

LEXO EDHE:  “Gjeli i agrares”/ Duka-Ramës: Pas 25 prillit do t’ia gjej një vend në pulari

LEXO EDHE:  Rama publikon videon për fermerët/ Kritika nga qytetarët: Asgjë, vetëm fjalë boshe

“Nusja ndjeu lodhje dhe dhimbje të mprehta në bark dhe gjoks pas përfundimit të dasmës. Ajo i kërkoi familjes së saj që të mos e linin vetëm dhe familjarët e dërguan në spital ku dha dhe frymën e fundit”, tha një banor pranë banesës së çiftit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Peleshi jep lajmin e mirë/ Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës

Publikuar

-

Nga

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën të ditur se ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka bërë të mundur parandalimin e katastrofës, në zonën e lumit të Vlorës.

“Lajm i mirë – Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës, ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka neutralizuar rezikun e jetës dhe banesave atje.

LEXO EDHE:  Ndryshimet në qeveri/ Andi Bushati zbulon prapaskenat e lëvizjeve të Ramës

LEXO EDHE:  Rama shpërthen nga Kukësi/Ata që mbyllen në çadër s’i duhen as dreqit

Në mbështetje të operacionit nga toka, në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, ndonëse në kushte të vështira klimatike për fluturim.

Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe ne Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë) etj.”-shkruan Niko Peleshi.

LEXO TE PLOTE