LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Albin Kurti rikthehet si kryetar i VV/ Fiton me 98.8% të votave

22 Janar 2018, 08:43, Aktualitet CNA

Vetëvendosja ka shpallur rezultatet preliminare të votimit të brendshëm për kryetarin, sipas të cilave Albin Kurti ka fituar 98.82 për qind të votave.

Sipas njoftimit të VV, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm konstaton se në këtë proces votimi për kryetar të partisë janë shënuar rekorde në pjesëmarrjen e anëtarëve në zgjedhje në shumicën e Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë si dhe në Qendrat në mërgim, qoftë sa i përket numrit të votave qoftë në pjesëmarrje.

Sipas rezultateve të shpallura nga Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm, Albin Kurti është votuar 98.82%, kundër kanë votuar 0.61%, abstenim 0.57% dhe vota të pavlefshme vetëm 0.26%

Visar Ymeri, Dardan Molliqaj e Dardan Sejdiu nuk morën pjesë në zgjedhjet për kreun e VV. Ndërkohë, grupi i kryesuar nga ish-kreu i VV-së Visar Ymeri, thuhet se do të formojnë parti të re, raportojnë mediat kosovare. 



Lajmet e fundit nga