LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përse syzet e vogla do jenë një trend i madh gjatë këtij viti ?

21 Janar 2018, 22:30, Aktualitet CNA

Ato mund të mos japin një mbrojtje të madhe, por me shumë siguri janë një ndër të preferuarat e shumë blogereve dhe jo vetëm. Vera është rrugës dhe është koha të përgatiteni për atë që do jetë trend dhe jo.

Kaney West dizanjeri më i parapëlqyer i momentit, ka hedhur në treg një palë syze të vogla. Dhe si çdo gjë që ai hedh në treg, përqafohet nga familja Kardashian, duke qënë dhe pjesë e saj.

Dhe në episodet e fundit të serialit të tyre, Kim tha se bashkëshorti Kanye e ka paralajmëruar se çfarë duhet të mbajë.

‘Nuk mund të mbash më syze të mëdha, gjithçka është tek syzet e vogla tani.’ Këto janë fjalët që Kanye i ka shkruar Kim në një email.

Dhe ai ka të drejtë. Nga Rihanna, te Kendall Jenner, Bella Hadid e shume të famshëm të tjerë, që po ndjekin këtë ritëm mode. Bëhu dhe ti si bota!/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga