LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja sa fitojnë të famshmit nga Instagram-i !

21 Janar 2018, 21:10, Aktualitet CNA

Sot ka aq shumë blogerë dhe njerëz që me ndikim në një fushë të caktuar, të cilët ndiqen dhe komentohen nga mijëra dhe miliona fansa. Fotot e tyre pëlqehen dhe shpërndahen kudo, dhe të gjithë jemi kuriozë të dimë: A fitojnë këta njerëz? Ok, ok e dimë që fitojnë, por sa?

Lisa Targett, drejtuese e përgjithshme e kompanisë teknologjike ?Tribe?, që siguron një treg virtual ku markat/blogerët kontrollojnë ndikimin e tyre tek ndjekësit, tha për Bussines Insider se çdo person ose kompani është i ndryshëm.

?Në platformën tonë kemi njerëz me 400.000 ndjekës deri mbi 1 milion. Influenca është e ndryshme në raste të ndryshme. Disa tema, për shembull fitnesi, natyrisht kanë një audiencë më të madhe se ushqimi vegan, pasi ky i fundit nuk është për të gjithë?, u shpreh ajo për Insider.

Megjithatë, kompania jep disa të dhëna në lidhje me fitimin që marrin markat ose blogerët për një postim:
3 – 10 mijë ndjekës: 50 – 100 £
10 – 25 mijë ndjekës: 100 – 180 £
25 – 50 mijë ndjekës: 180 – 250 £
50 – 100 mijë ndjekës: 250 – 350 £
100 mijë ndjekës+: 350+ £./CNA.al

Lajmet e fundit nga