LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Kryemadhi bërtet për pushtet/ Ja, si e injorojnë qytetarët në Fier

21 Janar 2018, 16:09, Aktualitet CNA

Fieri ka qenë stacioni i radhës, i kryetares së LSI ?së, Monika Kryemadhi.

Në një takim me strukturat e LSI-së, Kryemadhi u ka bërë thirrje qytetarëve të thërrasin çdokënd që të dalë në protestë.

?Ju bëj thirrje të flisni me miqtë, kolegët, komshinjtë, çdokënd që ju njihni që të marrin pjesë në protestë, për të rrëzuar këtë qeveri të udhëhequr nga droga dhe krimi. Aksioni qytetar i 27 janarit do të tregojë forcën e nënave që kanë djemtë në emigrim?, është  shprehur ajo.

Ndërkohë që  ajo bënte thirrje për protestë, të pranishmit e  kanë injoruar.

Disa nga të pranishmit merreshin me telefona, disa të tjerë i kishte zënë gjumi  dhe nuk e kishin mendjen te Kryemadhi, e cila partinë e ka ende në pushtet.

Monika e LSI ?së,  e di se çdokush është i përgjegjshëm për problemet që ka sot Shqipëria dhe çdo qytetar i këtij vendi ka mijëra arsye për të protestuar, por jo për të sjellë në pushtet Kryemadhin dhe ?bandën? e saj, që ende ska ftohur koltuqet e pushtetit dhe vrapon pas Bashës që nesër të ndajë karriget.

Halli i tyre LSI është diku tjetër, jo tek qeveria, jo tek opozita,  por tek kapja e institucioneve, për t?i shfrytëzuar ato  për vete dhe klientelën e tyre korruptive si 8 vite të shkuara me Berishën e Ramën.

Për tetë vite radhazi, LSI jo vetëm që nuk u pa që të bëjë diçka për qytetarët e këtij vendi, por  shkoi më tej duke  u kthyer në banda më korruptive dhe partia më hajdute në historinë e Shqipërisë, dalë nga gjiri i PS dhe rritur me korrupsionin e pushtetit.

Nëse kryeministri Edi Rama është koka që po qeveris me krimin, LSI  është bashkëpunëtore në këtë krim për 4 vite në pushtet me Ramën./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga