LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flakët përfshijnë banesën/ Zbardhet ekspertiza mjekoligjore, policia shoqëron kunatën

21 Janar 2018, 13:12, Aktualitet CNA

Zjarri që përfshiu mëngjesin e ditës së sotme banesën në lagjen ?1 Maji? në qytetin e Vlorës, ku për pasojë humbën jetën nënë e bir, përkatësisht S.H, 73 vjeç dhe N.H, 43 vjeç, u dyshua fillimisht si ngjarje aksidentale.

Pas veprimeve të kryera nga policia tashmë shtëpia e familjes Hoxhallari në Vlorë është mbushur me efektivë policie që po e studiojnë si skenë krimi ngjarjen dhe po marrin në pyetje shumë persona.

Mësohet se në polici është shoqëruar dhe kunata e viktimës, me të cilën kanë pasur konflikt prej kohësh për një shumë lekësh të vjedhur nga bashkëshorti i saj që aktualisht ndodhet në burg.

Nga ekspertiza mjekoligjore e cila përcaktoi dhe shkakun e vdekjes së 43-vjeçarit, mësohet se ai ka pasur shembje në kokë, ndërsa 73-vjeçarja ka pasur shenjë në qafë.

Pritet që dy viktimave t?u bëhet një ekspertizë më e thelluar mjeko-ligjore. /CNA.al

12:40 Aktualitet

Humor krize

Ndonëse Shqipëria ka 5 vjet, që ka marrë lejen e lindjes, fa...

Lajmet e fundit nga