Connect with Us

22 vjeçarja bie 22 kg për tre muaj/ Tregon sekretin

Aktualitet

22 vjeçarja bie 22 kg për tre muaj/ Tregon sekretin

Publikuar

-

Ylli i youtube-it Remi Ashten ka treguar sekretin e dobësimit të saj në një video që ka ndarë për fansat e saj. 22 vjeçarja ka treguar se ka humbur gati 22 kilogram për tre muaj.

Në një video të titulluar, ‘çfarë ha në një ditë për të humbur peshë! ajo ndan ushqimet, përgatitjet e tyre dhe disa këshilla që dhe ajo i zbaton.

LEXO EDHE:  Historia frymëzuese e modeles së fitnesit/ Fotot më fantastike të Annabel DaSilva

E pyetur shumë nga fansat se çfarë konsumon gjatë ditës, ajo i ka treguar se uji me limon dhe çajrat e ndryshëm janë sekreti. Gjithashtu ajo ka treguar se pi ujë gjithmonë që të jetë e hidratuar gjatë ditës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

U helmuan nga kërpudhat në Gjirin e Lalëzit/ Panariti: Ato që përmbajnë lëndë toksike nuk dallohen me sy të lirë

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar për tre anëtarët nga Kosova që ndërruar jetë nga helmimi I kërpudhave në Gjirin e Lalëzit. Sipas tij, është e pamundur të dallosh me sy të lirë llojet normale të kërpudhave nga ato helmuese.

Panariti shtoi se kërpudha “Kësula e vdekjes”, përmabn lëndë toksike amatoksinë e cila reziston dhe nuk shkatërrohet nga gatimi.

Trishtim për humbjen e jetës nga helmimi i dyshuar nga konsumi i kërpudhave i familjes Kosovare, nga Gjilani. Toksikologjia analitike ligjore duhet të thotë fjalën e fundit. Megjithatë, është thuajse e pamundur të dallosh me sy të lirë llojet normale nga ato helmuese të kërpudhave. Dy kërpurdhat e para në foto janë shumë helmuese ndërsa e treta aspak. Por dallimi me sy të lirë është shumë i vështirë.

Kur them shumë helmuese, do të thotë se mjafton gjysëm këpurdhe për të shkaktuar vdekjen pas ngrënies. Te ne, kudo në pyje dhe terrene me hije dhe me lagështi, rritet këpurdha helmuese “Kësula e Vdekjes”.. Kjo këpurdhë përmban lëndën toksike amatoksinë e cila i reziston dhe nuk shkatërrohet nga gatimi, zjerja, pjekja, skuqja”, ka shkruar Panariti.

LEXO EDHE:  Historia frymëzuese e modeles së fitnesit/ Fotot më fantastike të Annabel DaSilva

LEXO EDHE:  Provokon me pozat e saj/ Njihuni me modelen që nuk kursehet me fotot s*ksi

Gjithashtu ish ministri shpegoi mënyrat e trajtimit të pas helmimit duke thënë se ajo më karbon aktiv nga goja dhe provokimi I të vjellave për pastimin e zorrëve është me efikase./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vijojnë “rrjedhjet” nga PD/ Dorëhiqet një tjetër sekretar

Publikuar

-

Nga

Iu shty aprovimi/ Reagojnë ish-deputetët, Gurakuqi: Të kërkojnë falje që kanë fyer…

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit kanë filluar “rrjedhjet” e shumta në Partinë Demokratike.

Së fundmi, mësohet se është dorëhequr Enea Kumi, sekretar i PD në Himarë.

Ai ka njoftuar se i dorëzoi dorëheqjen e tij, kryetarit të degës dhe sekretarit organizativ të PD. Humbja e PD në këto zgjedhje ka sjellë dorëheqje lokale të shumta. Gjithashtu ka disa kryetarë degësh të dorëhequr si dhe sekretarë të kreut të PD, Lulzim Basha.

Por, gjithcka kërkohet të mbahet në heshtje pasi Lulzim Basha po kërkon të fitojë kohë për të mbajtur lidhur anëtarësinë.

LEXO EDHE:  E fiksuar pas futbollistit të njohur/ Modelja “djeg” rrjetin me format seksi

LEXO EDHE:  Si të humbni peshë pas shtatzënisë

Të gjitha akuzat dhe deklaratat se votat u blenë dhe u vodhën janë gënjeshtra të Lulit, pasi në fakt në datën 25 dhe 26 prill ai shpalli fitoren.

Kujtojmë se ditën e djeshme CNA.al raportoi se sekretari organizativ Sahit Dollapi, ka paraqitur dorëheqjen një javë më parë, ndërsa është pasuar me atë të sekretarit të burimeve njerëzore Ervin Minarolli./CNA.al

PLAS NË PD/ Dy sekretarë dhe drejtues lokalë japin dorëheqjen

CNA.al e paralajmëroi/ Ervin Minarolli “pendohet” për dorëheqjen si sekretar i PD

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fenomeni i rrezikshëm i kapjes së shtetit”/ Meta: Koha t’i japim fund!

Publikuar

-

Nga

Habit gazetari/ Ilir Metën edhe bari lopësh ta çosh në mal do të grindet

Preisdenti Ilir Meta thotë se fenomeni i rrezikshëm është një komplot kundër demokracisë dhe kontrollit të qytetarëve ndaj institucioneve.

Duke iu referuar studimit të publikuar nga Lidershipi për Integritet dhe Zhvillim në Vendet e Europës Juglindore, Meta thekson se Shqipëria zë vendin e parë në rajon sa i takon presionit në rritje të kapjes së shtetit nga biznesi.

Mes te tjerash ai thekson se me rastin edhe të Ditës Kombëtare të Drejtësisë është koha të angazhohemi të gjithë për t’i dhënë fund kapjes së shtetit dhe pandëshkueshmërisë

Fenomeni i rrezikshëm i kapjes së shtetit është një komplot kundër demokracisë dhe kontrollit të qytetarëve ndaj institucioneve.
Studimi i publikuar sëfundmi nga Lidershipi për Integritet dhe Zhvillim në Vendet e Europës Juglindore (SELDI) “Për rreziqet e kapjes së shtetit dhe reformat e politikave në Ballkanin Perëndimor 2020” tregon se Shqipëria zë vendin e parë në rajon sa i takon presionit në rritje të kapjes së shtetit nga biznesi.

Raporti bën me dije se “biznesi dhe institucionet publike në Shqipëri kanë predispozitë të lartë në raport me vendet e tjera të Ballkanit për të përdorur funksionet publike që nga shërbimet, deri të ligjet në favor të interesave të grupeve të caktuara”. Gjithashtu evidentohet se “përdorimi i enteve publike jo vetëm për të përfituar, por edhe si mjet ose armë kundër konkurrentëve është përdorimi më i madh i kapjes së shtetit”.

Ky studim me konkluzione thellësisht negative konfirmon qëndrimet e vazhdueshme publike, që kam shprehur edhe me dekrete, në mbrojtje të sovranitetit, Kushtetutës, parimit të ndarjes së pushteteve dhe të konkurrencës së lirë.

Fenomeni i “korrupsionit legjislativ” është kthyer në mjetin e ri të mbulimit të përfitimeve klienteliste të fondeve dhe pasurisë publike, ku për çdo përfitim të dhuruar, Kuvendi njëpartiak ka miratuar një ligj me porosi, për ta ligjëruar.
Me rastin edhe të Ditës Kombëtare të Drejtësisë është koha të angazhohemi të gjithë për t’i dhënë fund kapjes së shtetit dhe pandëshkueshmërisë”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE