Connect with Us

Vodhi dhe falsifikoi votat në PD/ Si kërkon Lulzim Basha të bëhet kryeministër?

Aktualitet

Vodhi dhe falsifikoi votat në PD/ Si kërkon Lulzim Basha të bëhet kryeministër?

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, personi më me pak reputacion në Partinë Demokratike, po kërkon karrigen e Kryeministrit.

Dy ditë më parë në Elbasan, Basha  ka deklaruar se kërkon  të jetë një kryeministër i dalë nga votat e popullit.

“Ajo që kërkojmë me 27 janar, nuk është për veten tonë, jo, nuk është për të bërë Lulzim Bashën kryeministër. Unë nuk dua të jem një kryeministër i ardhur nga protesta. Unë dua të jem një kryeministër i ardhur nga vota e qytetarëve shqiptarë, bazuar në programin tonë, në zgjidhjet tonë, në vizionin tonë, në vlerat tona”, ka thënë Basha

De fakto dhe de jure, dihet se Kryeministri zgjidhet me vota, por dihet dhe është e faktuar se Basha nuk arriti të marrë vota të ligjshme  brenda partisë së tij dhe jo më në përballje me forca të tjera politike.

Si mund të kërkojë të bëhet kryeministër me vota të qytetarëve, kur vodhi dhe manipuloi votat brenda PD –së, për tu bërë kryetar i saj?

Pasi vodhi votat në partinë e tij, me një proces, jo vetëm të kontestuar, por të mbushur me skandale, manipulime dhe falsifikime , Basha doli dhe gënjeu, duke thënë se e votuan 60 mijë demokratë.

Në  fakt e vërteta është krejt ndryshe në të gjithë Shqipërinë nuk kanë votuar as 20 mijë anëtarë.

Tek rezultatet e  falsifikimit, të cilat kanë qenë të pranishme në çdo degë të PD, gjatë zgjedhjeve për kryetar, Basha ka llogaritur dhe ata që nuk e kanë votuar.

Ndërkohë që ëndërron për t’u bërë kryeministër, ka lënë mënjanë çështjen e reformës zgjedhore dhe votën e lirë.

LEXO EDHE:  Këshilltari i Ilir Metës zbulon skenarin/Basha futet në zgjedhje nëse ...!

Vota e lirë, natyrisht që Bashës nuk i bën punë, se po të ishte ndryshe, sot nuk do të ishte në krye të PD –së, dhe duke e shkatërruar  këtë forcë politike.

Ekzsitojnë fakte që vërtetojnë se si Lulzim Basha, që kërkon të bëhet kryeministër ,ka vjedhur dhe manipuluar votat brenda PD, gjatë zgjedhjeve që janë mbajtur për kryetar të selisë blu.

CNA (CityNews Albania)  ka denoncuar ekskluzivisht me video, me 26.07. 2017 falsifikimin që i është bërë procesit të votimit në Vlorë  si dhe shtimin e votave fiktive në kutinë e votimit.

Në  Vlorë ka pasur persona që kanë votuar disa herë, ndërsa të pranishmit kanë deklaruar e komisionerët justifikoheshin duke thënë se, “Ç’të keqe ka, votoi në emër të vëllait”.

PROCESI-VIDEO/ Ja si u falsifikuan votat në Vlorë, monitorimi prej 11 orësh

Ashtu si në Vlorë edhe në  Korçë, janë bërë manipulime, madje dy herë më shumë se në Vlorë.

CNA (CityNews.al)  ka kapur Lulzim Bashën dhe  të komanduarit prej tij tij, duke manipuluar rezultatin e zgjedhjeve në PD.

CNA ka sjellë fakte me anë të  videove ekskluzive, të cilat tregojnë se në Korçë për shumë orë, gjatë ditës së zgjedhjeve për kryetar të PD –së nuk ka votuar askush.

Video-Ekskluzive/Skandali-Si u manipuluan votat në Korçë për Lulzim Bashën

Lulzim Basha kërkon t’i injorojë të gjitha këto fakte që nxjerrin zbuluar mashtrimet, manipulime, vjedhjen e votave brenda PD –së, duke folur në mjegull për ëndërra kryeministri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
2 Komente

2 Comments

  1. t

    20 Janar, 2018 at 4:06 pm

    Kush eshte me i rrezikshem per vendin: rama apo luli?
    Po qe rama atehere te gjithe ne proteste,pamvaresisht ngs gabimet e gafat e lulit.
    Po qe luli atehere mos dilni ne proteste

  2. Bert

    20 Janar, 2018 at 6:53 pm

    Problemi eshte se Luli eshte super mashtrues dhe i pa afte.Edhe vete e di qe nuk behet kryeminister,dhe ja fut kot.Doja qe ndonje gazetar ta pyeste si i mori miljona euro nga pallati,se nuk e permend kurre,dhe gaztaret e kazanit gjithashtu nuk e pyesin kurre.Eshte ne detyren tuaj,si portal i pavarur,ta pyesni.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Basha shpërthen ndaj Ramës e Metës/Mos na bëni si ëngjëj, sikur po e bëni për të mirën tonë

LEXO EDHE:  Bamir Topi: Nuk e përjashtoj një koalicion parazgjedhor me PD

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  FOTO LAJM/ Dhunohen posterat e kandidatit të PD në Kucovë, Myslym Haxhiu

LEXO EDHE:  Pse kemi një PD të dobët?

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: