LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Pas deklaratës së socialistëve plas sherri në Këshillin Bashkiak

20 Janar 2018, 13:55, Aktualitet CNA

Një incident ka ndodhur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Kavajë, ku nënkryetarja e PS është përplasur me anëtarin e PD dhe kryebashkiakun.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, videon e plotë.

I gjithë debati nisi pasi nënkryetarja e PS tha; ?S?merrem me Llogje Kavaje?, ndërkohë që në debat është përfshirë edhe kryebashkiaku Isa Sakja.

Berisha shkruan se socialistja fyeu popullin e Kavajës, ndërsa publikon edhe mesazhin e qytetarit dixhital.

Postimi i plotë:

Nenkryetarja siciliste e keshillit bashkiak fyen popullin e Kavajes. Por demokratet e detyrojne te terheqi fyerjen dhe te kerkoje ndjese.

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

?Doktor,ja se si e quan popullin e Kavajes keshilltarja e Partise Socialiste dhe njeheresh nen/kryetare e Keshillit Bashkiak Dhurata Sheme!Ndonese eshte aty me votat e qytetareve te Kavajes,ajo pa pike turpi,me ze dhe figure ofendon me sy qytetaret fisnik e punetor te qytetit tim.?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga