Connect with Us

Tuna bën ndryshimin drastik në pamje. Këngëtarja nuk njihet më

Aktualitet

Tuna bën ndryshimin drastik në pamje. Këngëtarja nuk njihet më

Publikuar

-

Gjatë karrierës së saj, Tunën e kemi parë shpesh të bëjë ndryshime në pamje, qoftë duke ndryshuar ngjyrën e flokëve, qoftë duke ndryshuar modelin. Por ndryshimi që ka bërë së fundmi i ka lënë të gjithë pa fjalë.

Tuna ka publikuar sot një foto nga pushimet që po kalon në SHBA dhe në njërën prej tyre tregon pamjen e re: gërsheta të gjata dhe një ngjyrë e re flokësh.

LEXO EDHE:  Beatrix Ramosaj kërkon burrë

Me këtë ndryshim fansat e kanë pasur të vështirë ta njohin këngëtaren që me shikim të parë ndërsa kjo është hera e parë që Tuna shfaqet me një stil të tillë flokësh.

Kujtojmë që sot këngëtarja u takua në New York pas shumë vitesh me Dafina Zeqirin teksa kjo e fundit ishte e para që zbuloi ndryshimin e Tunës në pamje duke postuar këtë foto./CityNews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Fëmijët janë e ardhmja jonë!”/ Basha nxjerr videon, përcjell mesazhin e veçantë

Publikuar

-

Nga

“Fëmijët janë e ardhmja jonë!”/ Basha nxjerr videon, përcjell mesazhin e veçantë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar në rrjetet sociale një video-mesazh të veçantë, me në fokus jane fëmijët.

Krahas videos ai shkruan se fëmijët janë e ardhmja e vendit dhe për ta duhet sjellë shpresa e ndryshimi.

“Fëmijët janë e ardhmja jonë! Për ta duhet të sjellim shpresën që u nevojitet dhe ndryshimin për të cilin kemi nevojë të gjithë!”, shkruan Basha.

LEXO EDHE:  Tuna i rikthehet muzikës/ Këngëtarja zbulon bashkëpunimin e radhës!

LEXO EDHE:  Ku ndryshon Lulzim Basha nga Albin Kurti?

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Covid “i vë kyçin” Gjykatës në Pogradec/ Tetë punonjës rezultojnë pozitiv

Publikuar

-

Nga

Covid “i vë kyçin” Gjykatës në Pogradec/ Tetë punonjës rezultojnë pozitiv

Tetë punonjës të Gjykatës së Pogradecit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 duke bërë që kjo gjykatë të mbyllet deri më datë 17 mars. Të prekur rezultojnë 3 gjyqtarë dhe 4 sekretare si edhe drejtuesja e prokurorisë.

Në punë ka mbetur vetëm Drejtuesja e Gjykatës së Pogradecit, e cila e ka kaluar më herët COVID dhe për të ajo do të pres rastet emergjente.

Dyshohet se njëra prej sekretareve që ka rezultuar pozitive tre ditë më parë dhe më pas ka infektuar edhe të tjerët.

LEXO EDHE:  Ndryshimi i sistemit nga Basha/ Patozi: E tha shkarazi, nuk është i besueshëm

LEXO EDHE:  Cozman tradhton Tunën? Në Dhërmi me një vajzë tjetër

Ndërkohë që rastet me COVID janë shtuar edhe në Bashkinë e Pogradecit kur rezultojnë të prekur 3 zv.kryetarë dhe disa drejtorë drejtorish./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova mund t’i përfitojë vaksinat përmes COVAX-it deri në maj

Publikuar

-

Nga

Kosova mund t'i përfitojë vaksinat përmes COVAX-it deri në maj

Skema e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVOX, përmes së cilës pritet të shpërndahen vaksinat për koronavirus në vendet e varfra, ka bërë të ditur se Kosova mund të furnizohet me këtë vaksinë deri në muajin maj.

Sipas Faik Hotit, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë, në përditësimin e fundit të kësaj skeme, për raundin e parë të ndarjes së vaksinave, periudha kohore e shpërndarjes së vaksinave në Kosovë është nga shkurti deri në maj të këtij viti.

Në dërgesën e parë përmes COVAX-it, Kosova do të përfitojë 100,800 doza të vaksinës së prodhuar nga kompania AstraZeneca.

LEXO EDHE:  Zbulohet mashtrimi, Tuna e Cozman inskenuan ndarjen për famë

LEXO EDHE:  Tuna i rikthehet muzikës/ Këngëtarja zbulon bashkëpunimin e radhës!

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë thënë në vazhdimësi se në muajin shkurt do të arrijë vaksina në Kosovë, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, në fillim të muajit janar, pati njoftuar se ka marrë konfirmim nga kompania amerikane, Pfizer, për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.

Mirëpo zyrtarë të kësaj kompanie i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ende janë në diskutime me Qeverinë në detyrë të Kosovës për furnizim me vaksina./rel

 

LEXO TE PLOTE